Zyrtare: Ozil lojtar i Realit

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka kompletuar transferimin e mesfushorit gjerman, Mesut Ozil.

Klubi mbretëror spanjoll nuk ka dhënë detaje për transferimin e bërë, por flitet për një shumë prej 15 milionë eurosh. Ozil ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare, ndërsa do të fitojë 5 milionë euro për sezon.

Ky transferim paraqet një lëvizje tjetër të jashtëzakonshme të Real Madridit në afatin kalimtar veror dhe madrilenët mund ta quajnë tani skuadrën e tyre të kompletuar.

Ozil kaloi nga Schalke të Werderi në vitin 2008, ku shënoi 13 gola në 60 paraqitje. Mesfushori tregoi paraqitje të jashtëzakonshme gjatë Botërorit, që bëri që e tërë Evropa të jetë në kërkim të tij, por pesha që bart Reali si klub e bëri të vetën tek Ozil, që refuzoi edhe kampionin e Evropës, Interin.

Testi mjekësor pritet të bëhet nesër, ndërsa prezantimi para mediave brenda kësaj jave




http://shqiplajme.com/zyrtare-ozil-lojtar-i-realit/

Leave a Comment

%d bloggers like this: