Zgjedhjet ne Kosove Rezultatet (Video)

Partia Demokratike e Kosoves ka arritur te marre numrin me te madh te votave ne zgjedhjet e djeshme parlamentare ne Kosove. Ndoneze KQZ nuk ka dhene rezultate zyrtare, sipas rrjetit te organizatave Demokracia ne veprim, PDK ka me shume vota se Lidhja Demokratike e Kosoves. Suprize e ketyre zgjedhjeve eshte rezultati i levizjes Vetevendosja e cila renditet e treta.

Thaçi shpall fitoren e PDK-së
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në një dalje para simpatizantëve dhe mbështetësve të tij të mbledhur në sheshin “21” rreth orës 23:30, shpalli fitoren e partisë së tij, fitore që e cilësoi si fitorja e Kosovës europiane e euro-atlantike.

“Urime fitorja! Kosova nuk duhet të humbasë kohë, me votën e tyre për PDK, qytetarët folën zëshëm e qartë mbi çdo interes tjetër, mbi çdo parti, se së pari është Kosova. Urime fitorja! Ju falenderoj që na dhatë mundësinë që ëndërrat tuaja t’i bëjmë realitet, rruga drejt së ardhmes nuk ka përfunduar. Kemi bërë shumë në këto 3 vjet, por nuk do të mjaftohemi, kemi për të bërë edhe më shumë”, tha Thaçi.

Kur ende nuk ka dalë asnjë rezultat paraprak i KQZ-së dhe kur disa parti kanë vërejtje përsa i përket votimit në Skënderaj dhe Drenas, Thaçi tha se demokratët e Kosovës i votuan për Europën e për anëtarësimin e Kosovës në organizatat euro-atlantike.

Gjithësesi, përballë entuziazmit të mbështetësve, Thaçi nuk dha ndonjë përqindje, se sa ndodhej në avantazh partia e tij. Më herët përfaqësuesja e kësaj partie, Vlora Citaku foli për një diferencë nga 7-10 përqind nga partia e dytë.

Eurodeputetët: Zgjedhjet në Kosovë, të qeta
Dita e zgjedhjeve, përgjithësisht e organizuar mirë, me një numër të mirë votuesish, është inkurajues për zhvillimin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës. Kjo është theksuar nga delegacioni vëzhgues i zgjedhjeve i Parlamentit Evropian (PE) pas monitorimit të qendrave të votimeve.

Leave a Comment

%d bloggers like this: