Zbulohen pagat e politikanëve

Të merresh me politikë të sjell pushtet të madh, por edhe para të majme.

Pagat e politikanëve janë gjithmonë tema”të nxehta”, kur shihet se si përfaqësuesit e popullit i kalojnë pushimet në vila luksoze me miqtë e tyre ose të biznesit, ose kur të përmendet rritja e pagave të tyre.

Revista gjermane Der Spiegel sot përsëri u kthye në këtë temë pasi që kohët e fundit në Salzburg, kancelarja gjermane Merkel në një shfaqje erdhi në të njëjtin fustan veshur dy vjet më parë.

Ndoshta jo pa arsye, sepse paga e saj rreth 14 mijë euro në muaj është më e varfër në krahasim me të ardhurat e homologut të saj në Singapor. Ja se çfarë të ardhura vjetore kanë disa politikan në botë.

Presidenti i Francës Nikola Sarkozy – 230,000 €
Presidenti i Gjermanisë, Christian Wolf – 199,000€
Presidenti i Argjentinës, Cristina Fernandez – 57 000 €
Kryeministri i Britanisë, David Cameron – 65 000 €
Kryeministri i Spanjës Hoze Luis Zapatero – 78.000 €
Kryeministri i Singaporit, Lee Hsijen Lungov – 1.700.000 €

No Comments

  1. genti says:

    harrut sali bershen. 2 miljon euro. ja kalon te gjithve

Leave a Comment

%d bloggers like this: