Zaneti zgjedh Interin para pushimeve

Kapiteni zikaltër ka mbërritur para kohe në Pekin. I thirrur me urgjencë nga trajneri Gasperini, është stërvitur me ekipin në pritje të Superkupës të së shtunës me Milanin

 

Përgatiti: Denis Hakani

 

Dy surpriza në stërvitjen e zhvilluar afër “Ëorker Stadium”, i vetmi këtë javë i hapur për shtypin dhe publikun. Nuk është parë Kristian Kivu, por është dukur Zaneti.

Mbrojtësi rumun ka qëndruar pushim pas një goditjeje të marrë në Dublin, por dje i është bashkuar skuadrës. Asnjë

alarm për zëvendësuesin e mundshëm të Kivu, domethënë Lusio, që do të kishte qenë i treti amerikanojugor i bashkuar me ekipin pas Kupës së Amerikës për shkak të dëmtimeve.

Pas Hulio Sezarit për Vivianon, në fakt i ka takuar Havier Zanetit të ndërpresë pushimet për të mbushur boshllëkun e krijuar për shkak të dëmtimit në shpatull të pësuar nga Nagatomo.

I PALODHSHËM – Pavarësisht se Gasperini ka bërë të ditur se argjentinasi do të bashkohej me skuadrën mbrëmjen e djeshme, kapiteni i palodhshëm (38 vjeç) ka dalë nga tuneli për t’u stërvitur me shokët e skuadrës dje në mesditë.

“Sapo më kanë telefonuar, jam nisur menjëherë, – ka thënë Zaneti, i cili ka zbarkuar në Pekin i shoqëruar nga Luis Figo në një fluturim direkt Romë-Pekin. – Përshtypjet janë të mira, shpresoj të jem në formën më të mirë për të shtunën. Zgjedhja për të na lënë pushim mua, Kambiason dhe Militon, pavarësisht se jemi vënë në dispozicion të klubit është bërë në mirëkuptim, por para disa situatave të caktuara programet ndryshohen me dëshirë”.

STIMUJT– Gasperini është kthyer të flasë në lidhje me këtë çështje duke iu përgjigjur mediave vendase.

“Është e vërtetë se Interi këtu ka humbur dy vite më parë kundër një skuadre që në letër ishte më e dobët se Milani, – u ka thënë trajneri zikaltër atyre që i kanë kujtuar humbjen e skuadrës së tij me Lacion në 2009-ën, – por dëshira për të marrë revanshin do të na stimulojë më shumë.

Problemi i klimës? Do ta ketë edhe Milani, që ashtu si ne do të kërkojë të fitojë duke luajtur në mënyrë spektakolare. Superkupa duhet të jetë një reklamë e bukur për futbollin tonë në merkaton aziatike.

Interi i vërtetë do të shikohet kur me ekipin të bashkohen edhe amerikanojugorët, por këtu nuk na mungon asgjë për të bërë gjithsesi mirë dhe për të fituar”.

RANOKIA – Këtë e beson edhe Andrea Ranokia, që në “Ëorker Stadium” nuk është kthyer që nga eleminimi në Lojrat Olimpike të 2008-ës kundër Belgjikës.

“Kam gjetur një qytet në rritje, – ka shpjeguar ai, – edhe pse nuk ekziston ajo atmosferë që vetëm një Olimpiadë mund ta krijojë. Të shtunën do të jetë ndeshja e parë e rëndësishme në krah të Samuel, është e vërtetë, por me Valterin kam katër muaj që stërvitem, dhe ndihemi shumë mirë bashkë.

Numri 23 në fanellë? Më ka telefonuar Materaci për të më thënë se duhej të merrja numrin e tij dhe tani shpresoj ta nderoj siç ka bërë ai në vitet e fundit”. Për të filluar, rast më të mirë se një derbi nuk ka”.

 

 

24 është numri i edicionit të Superkupës së Italisë, ajo që do të luhet këtë të shtunë mes Interit dhe Milanit në Pekin

 

14:00 me tonën (20:00 lokale) është ora që do të zhvillohet derbi milanez i Pekinit në stadiumin gjigant “Foleja e Zogut”

 

80 mijë spektatorë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit kinez, ku thuajse të gjitha biletat kanë mbaruar

 

500 tifozët kinezë që shkuan për të pritur skuadrën zikaltër në aeroport pas mbërritjes nga Parisi

 

 

 

Sporti Shqiptar Online

Leave a Comment

%d bloggers like this: