Ylli Ndroqi, Nuk kthehem me tek futbolli

Ylli Ndroqi hedh poshtë mundësinë e rikthimit në futbollin shqiptar si financues i Dinamos. Pas largimit të Presidentit Besnik Sulaj,emri i zotit Ndroqi është lakuar në mediat sportive në vend, si pasuesi i tij tek 18 herë kampionët e Shqipërisë.

Ylli Ndroqi ka dashur të reagojë në lidhje me këto spekullime, duke bërë të ditur se nuk do të rikthehet më të investojë në futbollin shqiptar. z. Ndroqi ka saktësuar se ai e respekton komunitetin e futbollit shqiptar por ai nuk është i interesuar për të financuar as Dinamon dhe as Partizanin.

Sipas z.Ndroqit, i cili ka financuar Shkumbinin në fillim të sezonit të kaluar, duke u lakuar emri i tij, të interesuarit e tjerë për të financuar këto skuadra mund të largohen . Zoti Ndroqi i ka siguruar të gjithë se mbështetja e tij mediatike do të vazhdojë për futbollin në vend. Ylli Ndroqi ka financuar me sukses për një periudhë skuadrën e Shkumbinit në Kategorinë Superiore ku i ndryshoi totalisht imazhin kësaj skuadre. Ndroqi respekton ish kolegët e tij dhe të gjithë komunitetin e futbollit në vend por ai është i qartë në vendimin e tij, se nuk do të rikthehet të investojë në futboll.

z. Ndroqi do të vazhdojë investimet e tij në Boksin Profesionist shqiptar si Presidenti i Federatës së Boksit Profesionit dhe si promotor i boksierit të mirënjohur shqiptar Kreshnik Qato.

Leave a Comment

%d bloggers like this: