Xhamia e Peqinit

Në vitin 1967, një xhami monument kulture shkatërrohet. Këtë fat me urdhër të krerëve pa kulturë në Elbasanit e pëson Xhamia e Peqinit, një nga monumentet më të spikatura të besimit mysliman në Shqipëri, e ndërtuar me gurë të gdhendur xhamia, si dhe kulla e sahatit ngjitur saj.
Xhamia e Peqinit është ndërtuar në vitet 1822-23, mbi themelet e një xhamie më të hershme, asaj të Abdurrahman Pashës, një nga krerët e qytetit gjatë shekullit të XVII, që pati ndërtuar dhe hamamin me emrin e tij, gjurmët e të cilit ruhen në territorin para Kalasë së vjetër të qytetit. Salla e lutjeve mbulohej me kupolë, dhe para saj nga ana e veriut ndodhej hajati me kolona guri me kapitele dekorative. Në të njëjtën kohë me xhaminë janë ndërtuar në trupin e saj edhe minarja nga perëndimi dhe kulla e sahatit nga lindja. Vlen të theksohet se sipas projektit të autorit të këtij artikulli, bazuar në formulimin arkitektonik të xhamisë së vjetër, materiale që për çdo monument ruhen në arkivin shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës, xhamia e Peqinit u rindërtua. E gëzuar ishte ajo ditë me shi e vitit 1992, populli i Peqinit përuroi fillimin e punimeve për ringritjen e këtij objekti të shenjtë që ja mohoi monizmi.

Leave a Comment

%d bloggers like this: