Vrasjet gjatë 2010-ës, deri tani numërohen 115 të vdekur

Një shifër e cila mban jo vetëm një numër të madh viktimash, por edhe hasmëri apo edhe hakmarrje të lëna pas. Në 365 ditët e vitit 2010 në të gjitha blloqet e policisë së shtetit në të gjitha qytetet e vendit janë shënuar jo pak 115 vrasje.

Vrasjet brenda familjes shënojnë edhe numrin më të madh të viktimave dhe që më pas vijnë edhe vetvrasja e autorit pas kryerjes së krimit. Ndërkohë që sipas policisë së shtetit vetëm 83 për qind e tyre janë zbuluar dhe tashmë dosja për uniformat blu është e zbardhur. Vrasje të dyfishta ashtu edhe të trefishta mbizotërojnë në këtë vit që po lëmë pas.

E në krahasim me vitin 2009 ku janë shnëuar 79 viktima viti 2010 mban numrin më të madh edhe të vrasjeve të bujshme. Siç është ajo e Franc Konomit dhe ajo e të fortit të Burrelit që kanë ndodhur në Tiranë, vrasjet e biznesmenëve apo edhe të emigrantëve kanë rritur numrin e viktimave për 2010. Por jo vetëm kaq këtë vit viktima ka pasur edhe në rardhët e atyre që ruajnë rendin, janë vrarë si punonjës të policisë rrugore ashtu edhe inspektor krimesh e këto vrasje kanë mbetur ende të pa zbardhura.

Por edhe plagosjet e rënda nuk mund të lihen pas në 2010. Sipas burimeve nga policia e shtetit një numër relativisht i madh personash kanë mbetur të plagosur në sherre të ndryshme apo edhe grindje të çastit në lokale apo edhe rrugët e qyteteve. Të gjitha këto tregojnë për një rritje të kriminalitetit, por ndoshta edhe rritje të goditjes nga policia por kësaj të fundit do t`i duhet shumë punë vitin 2011 për të ulur numrin e vrasjeve apo edhe krimeve të tjera.

Leave a Comment

%d bloggers like this: