Vellai i Obames jeton ne nje lagje te varfer ne Kenia (FOTO)

Vëllai i tij është njëriu më i rëndësishëm i planetit , është presidenti i SHBA-ve, e megjithatë ai jeton në një geto famëkeqe në Kenia ndërsa të gjithë për ironi të fatit e thërrasin zoti President. Bëhet fjalë për George Hussein Obama, vëllain nga babai të Barack Hussein Obama, presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës, i cili ka lindur në Kenia nga martesa e Hussein me gruan e tij të katërt. Ndërsa Barack ka lindur nga martesa e babait të tij me gruan e dytë, në Havai.
Duke parë kushtet e mjerueshme që jeton, në kontrast të plotë me presidentit e SHBA-ve, kritikët më të fortë të Obamës, ish- producentët e Listës së Shindlerit po pregatisin një dokumentar mbi jetën e tij, të titulluar ‘2016’. Aty George rrëfen jetën e tij që kur ka lindur, problemet me pijen dhe drogën për një pjesë të mirë të jetës së tij, vështirësitë e të jetuarit në geto dhe përpjekjet për të qenë i pari i të varfërve, siç është vëllai i tij i pari i botës. E megjithatë ai nuk është xheloz për të vëllanë…Në fund të fundit fati jo të gjithë i përkëdhel njësoj.

Leave a Comment

%d bloggers like this: