Vizat: policia greke kthen mbrapsht 18 shqiptare nga Kakavija

Policia shqiptare ka ndërmarrë një takim me palën greke sot pasi 18 qytetarë të pajisur me pasaporta biometrike që ishin nisur në drejtim të Greqisë, janë kthyer mbrapsht pasi kanë kaluar kufirin.

Efektivat e policisë thonë se 18 qytetarët e kthyer mbrapsht nga pala greke nuk dinë të sqarojnë arsyet e refuzimit. Ata kanë thënë se matanë kufirit u kanë kërkuar dokumente mbi arsyen e udhëtimit, vendin e qëndrimit, kohën e qëndrimit dhe garancinë e pritësit.

Policia e shtetit në pikën doganore të Kakavijës pohoi se pas këtyre rasteve është marrë takim me palën greke për sqarime ndërkohë që pasdreke do të zhvillohet edhe një tjetër takim për sqarimin e situatës.

Kërkesa të tilla si garancia e pritësit, nuk janë pjesë e dokumentit zyrtar. Qytetarët duhet ti sqarojnë autoritetet nëse do të qëndrojnë në hotel apo tek ndonjë i afërm dhe po ashtu duhet të sqarojnë kohën e qëndrimit, ndërkohë që mund të kërkohet edhe bileta e kthimit.

Leave a Comment

%d bloggers like this: