Videoja, Meta publikon dokumentet: Montimi, për shantazh, por do zbardhet


TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke e cilësuar sërish video-përgjimin kriminal dhe të montuar për t’i bërë shantazh ka bërë publike para medias kërkesën që kompania në fjalë i kishte dërguar atij për të zgjidhur bllokimin e proceduarave për tenderin e një HEC-i.

Gjatë një konference por shtyp paraditen e sotme, Meta theksoi se dokumentet vërtetojnë më së miri për montazhin që i është bërë.

“Këto dokumente tregojnë më së qarti jo vetëm që biseda është një montazh por e gjithë historia është një provokim i

qëllimshëm për të mbledhur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit dhe kreut të LSI-së” theksoi Meta.

Meta ka lexuar kërkesën e kompanisë në të cilën shkruhet qartë se 700 mijë euro është shifra e investimit të bërë prej saj deri në atë kohë. “Më poshtë bëhet e qartë se shoqëria ka në përbërjen e saj si aksionerë, të cilat pas 3 vjet pritje kanë lajmëruar ortakët nga Shqipëria për dorëheqjen, e kjo do shkaktojë një dëm për palën shqiptare. Lutemi vlerësoheni vendimin e formës së prerë të gjykatës për të përshpejtuar procesin.Vendimi i Apelit mban datën 10 shtator 2009, ose 6 muaj para përgjimit, ose 3-4 muaj para se kjo të protokollohej në ministri”- tha Meta.

Ai ka sqaruar sërish se ndërhyrja e tij tek ish-ministri Prifti ishte vetëm për zbatimin e ligjit dhe respektimin e vendimit të Apelit.

Meta ka theksuar se gjithë historia e videos është fund e e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm dhe kriminal por një montazh i rëndomtë dhe jo prefesional që është mbështetur mbi falsifikimin dhe provokimin.

Por, sipas Metës të gjitha këto do të zbardhen nga drejtësia dhe manipuluesit do të marrin përgjigjen e merituar.

Leave a Comment

%d bloggers like this: