(VIDEO) Sherr dhe grushta në Parlament, Edi Paloka dhe Paulin Stërkaj


Ndërpritet seanca plenare e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. Shkak për ndërprerjen e seancën plenare është bërë përplasja mes deputetit të PD-së Edi Paloka dhe deputetit të PS-së Paulin Stërkaj.

Tensioni ka nisur pas fjalës të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ku kreu i grupit socialist Ruçi kërkoi replikë, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit. Kjo gjë ka revoltuar deputetët socialistë të cilët janë ngritur në shenjë proteste nga vendet e tyre dhe janë rreshtuar përpara foltores së Kuvendit.

Më vonë deputeti i PD-së Paloka ka nisur të flasë po i është kërkuar nga deputeti Stërkaj i të mos flasë deri kur të qetësohet situata e krijuar në sallë. Mësohet gjithashtu se deputeti i PS-së Stërkaj i ka tërhequr edhe mikrofonin Palokës duke mos e lejuar edhe të flasë. Ndërkohë në këtë moment ka ardhur deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Armando Prenga i cili ka qëlluar me grusht deputetin Paloka.
Ka qënë ndërhyrja e gardës dhe të deputetëve të dy kaheve që ka bërë edhe mos tensionimit më tej të situatës.

No Comments

  1. frenk says:

    shqiptaret- nuk ju-a japin voten -te nderuar deputete- tjau futni sa krahu-vete atyre( vete -shqiptarve).por te regulloni jeten e tyre- te vendosni qetsine e tyre-tu hapni deren e punesimit-dhe te shkollimit – femijve te tyre-te krijoni nje shoqeri moderne te tyre-ku problem te mos ishte buka -ushqimi dhe veshja-problem te mos ishte dalja e lire ne europe-problem te mos ishin burokracite e zyrave dhe kolltuqeve tuaja moderne -problem te mos ishin droga e prostitucioni-problem te mos ishin vrasjet-apo vjedhjet masive.shqiperia e sotme eshte kthyer ne nje “ferr-antiparajse” ku vdes me “kafshaten e bukes se zeze- ne goje.ndaj duhet ti themi -mjaft me -nje sistemi te tille -qe po kalb shoqerine nga themelet.kjo nuk eshte demokraci-ky eshte- shterim i jetes-deri ne pafundsi.a jeni ne vete??????a e kuptoni cfare po beni-a nuk ju vjen ere-e qelbet-vdekje -ajo -ere-qe duhet te ishte-ere-e fresket -jete?kjo eshte demokracia???????????a e duam me valle??????????????jo nuk e duam me -ate qe servirni ju-ndaj vete- ju -duhet tua lini kolltukun tuaja -dikujt- qe do ta sjelle- ate -ere te fresket e te paster lirie-vertet.

Leave a Comment

%d bloggers like this: