(VIDEO) Protesta ne rrethe, Vlore, Korce, Elbasan , Lezhe


Demonstruesit kanë zbritur në qytetin e Vlorës ku kanë nisur një marshim në këmbë përgjatë itenerarit Skelë-Sheshi i flamurit. (UPDATE)

Zgjedhje te parakohshme, kjo ka qenë kërkesa drejtuar qeverisë në ermër të së cilës udhëhiqeshin demonsturesit jo vetëm nga Vlora, por edhe nga Lushnja, Berati, Fieri e qytete të tjera.

Marshimi ka vijuar i qetë, ku binte në sy mungesa e forcave të rendit, përvec dy makinave shoqëruese të cilat kanë qendruar në distancë për t’iu ruajtur cdo tensionimi të turmës.

Nga krahu tjetër, organizatorët e opozitës kishin marrë masat e tyre duke vendosur njerëz të pajisur me shirita identifikues, të cilët përbënin një element tjetër sigurie për të shmangur incidentet.

Të prirë nga Gramoz Ruci, Erjon Brace, Arta Dade, Petro Koci, Fatmir Toci, etj, turma ka demonstruar për rreth 1 orë deri në mbërritjen në shehin e flamurit, nga ku më pas është nisur në drejtim të hyrjes së qytetit.

Sic ishte paralajmëruar, kanë munguar fjalimet por edhe flamurët politikë, përvec pankartave dhe flamujve kombëtarë.

Pas rreth 2 orësh, demonstruesit janë shpërndarë qetësisht duke mos shënuar as më të voglin incident nëpër rrugët e Vlorës.

Përfaqësuesit e opozitës nga qarku i Elbasanit dhe Korcës kanë zhvilluar manifestimin e tyre të protestës në qytetin e Korcës.

Turma është grumbulluar në sheshin përballe stadiumit të qytetit për të vijuar më pas në mënyrë paqësore në drejtim të sheshit Republika.

Në krye të protestuesve, që mbanin në duar parulla të ndryshme antiqeveritare, qëndronin deputët socialistë të dy qarqeve, Shkodrës dhe Korcës.

I pranishëm në këtë protestë ishin edhe përfaqësues të partive aleate me socialistët në opozitën e bashkuar. Siguria e protestës ishte realizuar nga vetë socialistët, por edhe nga policia.

Në ndihmë të policisë së Shkodrës shkuan edhe forca nga Elbasani, të cilat kanë ndjekur nga larg gjithë marshimin e mbështetësve të opozitës.

Pak minuta para orës 15.00, turma nisi të shpërndahej. E gjithë protesta ka vijuar në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Mbështetësit e opozitës nga qarqet e Lezhës dhe të Shkodrës janë organizuar në bulevardin kryesor të bashkisë së Lezhës.

Në orën 14, truma është grumbulluar dhe ka nisur marshimin. Në krye qëndronin deputetët socialistë të dy qarqeve të veriut.

Protesta e mbështetësve të opozitës është shoqëruar me masa sigurie nga vetë socialistët, por edhe nga policia e Lezhës, e cila ishte mbështetur edhe nga efektiva të qarkut të Shkodrës.

Manifestimi i opozitës ka vijuar për disa minuta në rrugën kryesore të qytetit të Lezhës. Deputetët socialistë kanë kërkuar që të bëhet një manifestim i qetë, ndërsa në fund deputeti socialist Ilir Beqja ka ripërsëritur kërkesat e opozitës.

Manifestuesit u grumbulluan në lagjen Gurra dhe kanë përshkruar rrugën deri në sheshin administrativ, ku dhe më pas janë kthyer për t’u shpërndarë. Organizatorët deklaruan se protesta të tilla do të mbahen edhe në ditët në vazhdim.

Leave a Comment

%d bloggers like this: