Video Ora e Mekes, me e larta ne bote

Myslimanët nga mbarë bota mund të llogarisin kohën ndryshe në orët e tyre kur të përfundojë ndërtimi i orës më të madhe në majën e rrokaqiellit në qytetin e shenjtë arab të Mekës.
Ndërtuesit në Arabinë Saudite shpresojnë se vendosja e orës së re në ndërtesën më të lartë të kompleksit Abraj Al Bait, me pamje nga Xhamia e Madhe, do të mundësojë që Meka të bëhet vend alternativ për përcaktimin e kohës së saktë.

Ora pritet të lëshohet në punë provuese në javën e parë të Ramazanit ndërsa si datë është përmendur 12 gushti, njoftoi agjencia Saudite e lajmeve SPA.

Ora do ta ketë diametrin 40 metra, që është pesë herë më shumë se Big Beni i Londrës, ndërsa është e vendosur në kullën e lartë 577 metra, e cila do t’i ketë 76 kate dhe 76 ashensorë, me 1.005 dhoma banimi.

Ndërtimi i kësaj ndërtesë pritet të kushtojë rreth dy miliardë dollarë amerikanë, ndërsa pritet të hapet në fund të vitit 2010. Kulla me orën gjigande, është e dyta më e llarta në botë, menjëherë pas Burj Khalife në Dubai, e gjatë 828 metra.

Ora me mbishkrimin “Në emër të Allahut” do të ndriçohet me 21.000 drita të bardha dhe të gjelbra e cila do të shihet nga largësia deri në 30 kilometra dhe kështu do t’i ftohë besimtarët në namaz pesë herë në ditë. Banorët e Mekës, por edhe shumë të tjerë, mezi presin që ora të punojë, edhe pse për të nuk ka pasur shumë informacione.

Në vitin 2008 liderët myslimanë ishin mbledhur në Doha, ndërsa pjesëmarrësit paraqitën argumente shkencore sipas të cilave Meka është qendër e Botës, ndërsa standardi Greenwhich është plasuar nga perëndimi më 1884.

Leave a Comment

%d bloggers like this: