(VIDEO) Mitingu festiv i magiorances me 20 shkurt 2010


“Festojmë ngjarjen më të rëndësishme, 20 shkurti data e guximit dhe lirisë. 20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”. Kështu e cilësoi kryeministri Sali Berisha, 20 vjetorin e rrëzimit të diktaturës.

“Jemi mbledhur sot në këtë shesh të festojmë së bashku një nga ngjarjet më të rëndësishëm në historinë e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, 20 shkurtin ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe ditën kombëtare të kujtimit të viktimave të komunizmit. Gëzuar ditën e lirisë”,

“20 vjet më parë, studentët të Universitetit të Tiranës do të ngujoheshin në grevën e urisë, në grevën vendimtare të lirisë në heqjen e diktatorit Enver Hoxha. Të rinj e të reja, burra dhe gra, përmbysën bllokun e komunizmit ku për gjysëm shekulli solli skllavëri, vdekje.
20 shkurti për Shqiperinë që përmbysën bunkerët e regjimit diktatorial, Hitlerit të Shqipërisë.

Në emer të sakrificave e vuajtjeve të prindërve tuaj, liritë tona çelën në ditën që kaluam bllokun bunker që kidhte sjellë në Shqipëri, persekutimin, ekzekutimet, kampet e përqëndrimit disa herë më të mëdha” tha Berisha.

Më pas, Berisha sulmoi sërish opozitën: “20 vite pas përmbytjes së etërve të tyre, më 21 janar të vitit 2011, bijtë e bllokmenëve rrethuan me gurë, zjarr dhe eksplozivë Kryeministrinë. Pushtetin me dhunë nuk do ta marrin kurrë bijtë e etërve të tyre”.

“Bllokmenët e rinj po etiketojnë qeverinë e shqiptarëve si qeveri fashiste që duhet përmbysur. Më 21 janar e provuan dhe kuptuan se qeveria legjitime e një vendi anëtar të NATO-s nuk përmbyset me dhunë”, shtoi më tej kryeministri.

Ndërkaq, Berisha më tej ftoi të pranishmit për një minutë heshtje në shenjë respekti për të rënët e komunizmit.

Më tej kryeministri theskoi se 8 maji është takimi i radhës me votën e lirë dhe mazhoranca do t`u jap përgjigjen e duhur gjithë bllokmenëve. Ai u shpreh ish-bllokmenët nuk do të munden kurrë ta marrin me dhunë pushtetin. “E provuat më 21 janar dhe mos provoni kurrë ta provoni më. Rendi nuk përmbyset me dhunë”, deklaroi Berisha.

Leave a Comment

%d bloggers like this: