(Video) Bono thesari false të Qeverisë Amerikane ne Shqiperi


Osservatorio Italiano, e njohur si “gazeta e inteligjencës ekonomike”, ka botuar dje një lajm që mund të kthehet në mega-skandalin e radhës për Shqipërinë. Bono thesari false të Qeverisë Amerikane, gjithsej 40 obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë janë kapur dje në një kontroll rutinë në një postbllok rrugor në Itali.

Pasi të ndaluarit janë marrë në pyetje nga një grup hetimor që merret prej kohësh me këtë lloj krimi, ka dalë prej tyre një deklaratë tronditëse. Një ministër shqiptar është i përfshirë në këtë mega-skandal financiar, ndërsa bonot ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar.

Më poshtë lajmi i plotë botuar dje pasdite në “Osservatorio Italiano”, në seksionin Lajme nga Ballkani me titullin “Trovati in Italia collaterali per 20 miliardi di dollari: coinvolto un Ministro albanese” (Kapen në Itali, kolaterale me vlerë 20 miliardë dollarë, i implikuar një ministër shqiptar?) http://www.osservatorioitaliano.org/r…

FERMO – Në një zonë shërbimi të autostradës A14, pranë Pedasos, (Provinca e Fermos), gjatë një blici të karabinierëve, janë gjetur bono thesari false të lëshuara nga Qeveria Amerikane me një vlerë prej 20 miliard dollarësh.
Bonot me adresë të rremë janë gjetur në një automobil gjatë një kontrolli rutinë në një postbllok policor. Karabinierët kanë kryer ndalimin e 6 personave dhe i kanë izoluar në komisariat për tu marrë në pyetje.

“Janë sekuestruar bonot, e përbëra nga 40 obligacione të lëshuara në vitin 1930, secila me vlerë 500 milionë dollarë. Kolateralet janë rezultat i një teknike të shkëlqyer dhe të detajuar falsifikimi”,- tha një zëdhënës i skuadrës së hetuesve, duke shtuar se bazuar në një rikonstruksion të parë të ngjarjes, bonot vijnë nga një ministër shqiptar, që i ka marrë nga një ndërmjetës i Republikës Popullore të Kinës. Mes 6 të ndaluarve janë dy qytetarë të Fermos dhe një person tjetër i implikuar, i njohur si biznesmen në Montegiorgio.

Bonot 20 miliardë dollarëshe ishin destinuar për një mashtrim të madh bankar. Rasti në fjalë duket se risjell në dritë ekzistencën e një trafiku ilegal kolateralësh false me tipare dhe karakteristika të njohura tashmë për ekspertët e fushës.

Leave a Comment

%d bloggers like this: