(Video) Bamir Topi fyen Jozefina Topallin dhe Veriun.

Video ku Bamir Topi fyen Jozefina Topallin dhe dialektin e veriut ,und ta shihni ketu pasi te publikohet..

Nje skandal i paprecedente ai i Bamir Topit pasditen e te djeles ne Shkoder. Me nje gjuhe qe vetem nje kryetar shteti nuk mund ta perdorte kurrsesi, duke fyer njerezit nga Veriu, per me teper numrin dy te shtetit, pse nuk flet gjuhen letrare shqipe por ate dialektore, Bamir Topi ka vulosur fundin e karrieres se tij politike. Sepse me kete fyerje publike, Bamir Topi ka krijuar nje te rrezikshem ne historine e kombit shqiptar. “Spikeret kane nje detyre, te recitojne bukur ate qe u shkruhet, por ne rastin konkret, spikeri duhet te mesoje te flase paster dhe korrekt gjuhen shqipe”.

Keshtu i eshte drejtuar kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli, Bamir Topi dje pasdite ne Shkoder, ku kishte shkuar te shihte ndeshjen mes Vllaznise dhe Tiranes, e cila perfundoi me rezultatin 2-2. teksa shihte ndeshjen ne stadium, Bamir Topi eshte merzitur qe Tirana, skuadra e tij e zemres nuk arriti te fitoje. Por ajo qe ndodhi ne pjesen e dyte i la nje shije te hidhur.

Nje grup sportdashesish shkodrane i eshte drejtuar ne kor Bamir Topit me fjalen: “Tradhtar!”, duke therritur: “O Bamir, o tradhtar, dil perjashta o zagar!”.

Kjo gje e ka turbulluar shume Bamir Topin i cili ka lene ndeshjen rreth 15 minuta para se ajo te mbaronte.

Me te dale nga stadiumi, i jane afruar kamerat dhe aty ka shperthyer ne sulme te papranueshme kombetare, te cilat shkelen cdo etike jo vetem te nje personi qe eshte ne postin e Presidentit por edhe te nje njeriu te thjeshte. Sulmet, indirekt perfshinin jo vetem Topallin por edhe kryeministrin, gjithashtu nga Veriu:

“Keto zonja, apo zoterinj duhet te mesojne pikerisht artin e komunikimit qytetar, te dine te komunikojne ne menyre etike, sepse komunikojne publikisht me Institucionin e Presidentit te Republikes. Ju e dini qe, per definicion, spikeri pergjithesisht i merr tekstet e recitimit nga te tjeret. Eshte ceshtja se sa ne menyre cilesore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja te gjithe ketyre qe se paku ne komunikim me publikun te jene qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhen shqipe ne menyre korrekte”.

I menjehershem ka qene reagimi i kryeparlamentares: “Ne lidhje me qendrimin “institucional” dhe qe nuk i ben nder Presidentit te Republikes, Kryetarja e Kuvendit sqaron se: Jozefina Topalli flet me krenari dhe me vetedije shqipen me te bukur, ate me te cilen foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi.

Ate gjuhe Haxhi Qamili nuk e kupton dot!”.

Ne vend qe te terhiqej dhe te perpiqej te ruante sa te mundej etiken si kryetar i shtetit, Bamir Topi ka dale me nje tjeter reagim, duke e renduar edhe me shume pozicionin e tij: “Po te ishin gjalle Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin te fyer nga kush i perfaqeson me mungesen e etikes, kultures politike e institucionale dhe respektit per shqipen zyrtare ne Republiken e Shqiperise”.

Pervecse thellon me shume skandalin, Bamir Topi ne te vertete me kete reagim dje ne mbremje, beri nje perpjekje per te mjegulluar opinionin, duke pretenduar se shqipja zyrtare eshte shkelur. Dihet nga te gjithe se sipas ligjit, jo vetem ne Shqiperi por ne tere boten, gjuha zyrtare e nje vendi eshte e detyrueshme vetem ne dokumentet zyrtare. Por ne Shqiperi dhe askund ne bote, asnje qytetar qofte njeri i thjeshte apo zyrtar i cdo rangu, nuk kritikohet e aq me shume t’i ndalohet qe te flase gjuhen e te pareve, gjuhen e tradites, gjuhen e vendlindjes.

Askush nuk mund te ndaloje shqiptaret e Shkodres qe te flasin dialektin shkodran, shqiptaret e Vlores dialektin lab, apo tropojanet dialektin verior, lushnjaret dialektin vendas, gjirokastritet e sarandjotet dialektin jugor, e keshtu me radhe.

Ne kete pike, Bamir Topi ka gabuar rende! Dhe ne praktiken boterore, te tilla deklarata te papergjegjshme, antikombetare dhe me rrezikshmeri per percarjen e kombit, kane pasoja me se paku morale, duke vulosur fundin e tyre politik. Mesa duket, Bamir Topi me keto skandale qe pikenisjen e kane te hershme, duke e thelluar me voten ndaj kryetarit socialist me 8 maj dhe pse i zgjedhur nga mazhoranca ne radhet e PD ku prej vitesh ishte nenkryetar dhe kryetar i Grupit Parlamentar te PD, po mbyll mandatin e tij presidencial pesevjecar me nje njolle te erret e cka me shume eshte e dukshme, me aftesi dukshem te pamundura te drejtimit te shtetit.

Leave a Comment

%d bloggers like this: