Vdes gjyqtari i FSHF,shtyhen ndeshjet Superligës

Vdes nje gjygjtar i FSHF gjate nje aksidenti te rende automobilistik.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Dervician. Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Viktima janë shtetasit Rigers Pjetrushi, 32 vjeç nga Lezha dhe Ilirjan Xhemali të cilët kanë humbur jetën në spital.

32-vjeçari Pjetrushi po kthehej nga Gjirokastra ku kishte marrë pjesë si gjyqtar i katërt në drejtimin e takimit të vlefshëm për Superligën, Luftëtari-Kastrioti. Ai ndodhej në të njëjtin mjet me Ridigert Hoxhajn, Edvin Hoxha dhe Klodian Varku, që të tre gjyqtarë të futbollit shqiptar.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti ragjik, por sipas burimeve spitalore, asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën, ndërsa si pasojë e ngjarjes së rëndë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi shtyrjen e tre takimeve të javës së dhjetë të Superligës që ishin parashikuar për sot.

Kështu, Laçi-Tomorri, Kukësi-Besa  shtyhen për ditën e mërkurë ndërsa mbetet për t’u përcaktuar data për Skënderbeu-Flamurtari e cila nuk mund të luhet në mesjavë për shkak se futbollistë të të dyja skuadrave do të jenë të grumbulluar me kombëtaren në miqësoren ndaj Kamerunit në Zvicër.

Leave a Comment

%d bloggers like this: