Urtesi Islame nga Ibn Kajim el Xheuzije

Urtësi
• Kur besimtarët e panë, sesi kjo botë, kish nënshtruar të dashuruarit pas saj,
sesi ata jetonin me shpresa të rreme, sesi djalli ishte bërë udhëheqësi i tyre
dhe sesi pushteti tashmë i përkiste shpirtit fajtor, u drejtuan drejt kalasë së
lutjes dhe përgjërimit, ashtu siç futet skllavi i frikësuar në territorin e padronit
të tij.
• Qejfet e kësaj bote janë si teatri i hijeve, i padituri kufizohet vetëm në atë që
i shohin sytë, ndërsa një njeri i mençur, shikon edhe përtej perdeve nga ku
luhet loja.
• Para tyre shkëlqeu ajo që lakmonin dhe kur zgjatën duart që ta merrnin,
panë me sytë e mendjes rrjetën e kurthit, e me shpejtësi fluturuan me krahët e
rrezikut, për të mos gabuar më herën e dytë, ah sikur populli im ta dinte!
• Ata e panë këtë botë dhe e kuptuan qëllimin, u bënë gati për udhëtim para
se të vinte koha dhe morën rrugën e duhur, që në fillim. Njerëzit janë të
preokupuar me gjëra dytësore, ndërsa ata janë duke kapërcyer shkretëtirat
dhe ndërsa zogjtë e qejfit kanë ngecur në rrjetë, presin të theren.
• Dy gjarpërinj ranë në lak dhe njëri i tha tjetrit: ‘Ku do të shkojmë pas kësaj?’
‘Mbas dy ditësh, atje ku regjen lëkurët.’- ia ktheu tjetri.
• Pasha Zotin, ditët që shkuan nuk qenë vetëm se një ëndërr dhe kur u
zgjuan, arritën atë që dëshironin.
• Ajo që shkoi nuk qe vetëm se ëndrra, e çka mbetur është vetëm dëshira,
por koha humbet ndërmjet këtyre të dyjave.
• Si mund të shpëtojë një njeri që ka një grua që nuk e mëshiron, një fëmijë
që nuk e justifikon, një komshi që nuk e siguron, një mik që nuk e këshillon,
një ortak që i bën hile, një armik që nuk e zë gjumi, si e si t’i bëjë keq, një
shpirt që shtyn për prapësi, një botë që i rri përpara e zbukuruar, një pasion të
ulët që e ndjek nga pas, një epsh që e mund, një zemërim që e mposht, një
shejtan që ia zbukuron gjërat dhe një dobësi që e ka kapluar të gjithin?! Nëse
Allahu do ta marrë në mbrojtje, të gjitha këto do të humbasin, por nëse do ta
lërë në duart e vetvetes, patjetër që të gjitha këto do ta shkatërrojnë.
• Kur njerëzit i kthyen shpinën Kur’anit dhe Sunetit, nuk vendosnin më sipas
tyre dhe besuan se këto të dyja nuk mjaftojnë, por i dhanë përparësi
2
opinioneve të tyre, analogjisë, asaj që u dukej atyre e mirë dhe fjalëve të të
parëve të tyre, e gjithë kjo erdhi si pasojë e prishjes së natyrshmërisë së tyre,
errësirës në zemra, paqartësisë në të kuptuar, shpëlarjes së trurit dhe të gjitha
këto u bënë karakteristikë e përgjithshme, ku njeriu lindej, rritej dhe plakej me
këto ide, duke mos iu dukur aspak të këqija, tamam atëherë mbi ta erdhi një
shtet tjetër, ku vendin e Sunetit e zuri bidati, vendin e logjikës, dëshirat,
vendin e arsyes, pasionet, vendin e udhëzimit, humbja, vendin e së mirës, e
keqja, vendin e dijes, injoranca, vendin e sinqeritetit, hipokrizia, vendin e së
vërtetës, e kota, vendin e ndershmërisë, mashtrimi, vendin e këshillës, lajkat,
vendin e drejtësisë, tirania, pra, tërë pushteti u takonte këtyre veseve. E të
gjitha këto që thashë, janë për banorët e këtij vendi, ashtu siç ishin edhe të
parat, po për ta.
Nëse të zë syri një vend me të tilla cilësi, ku të tilla gjëra janë bërë pjesë e
jetës, dije se të jesh i vdekur është më mirë sesa i gjallë, të marrësh majat e
maleve është më mirë se të jetosh nëpër fusha, e të jesh në shoqërinë e
egërsirave, është shumë më mirë sesa në atë të njerëzve.
Toka është drithëruar, qielli errësuar, fatkeqësi janë shfaqur në tokë e në
det, si pasojë e padrejtësisë së tiranëve. Nuk ka më bereqet, të mirat janë
pakësuar dhe gjahu është zhdukur si pasojë e krimeve të njerëzve
shkatërrimtarë. Oh! Edhe drita e ditës dhe errësira e natës kanë filluar të
vajtojnë për shkak të punëve të ndyra dhe veprave të fëlliqura që bëjnë
njerëzit! Engjëjt që shkruajnë dhe ata që udhëtojnë, kanë filluar të ankohen te
Zoti për imoralitetin që është shtuar, për të këqijat që janë shfaqur, për
poshtërsitë që janë përhapur… dhe kjo padyshim, për Zotin, nuk është veçse
një re e zezë që paralajmëron për shtrëngatën e ndëshkimit që po vjen, një
shenjë për belanë që po sjell kjo natë e errët! Largohuni pra nga rruga e kësaj
furtune duke u penduar sinqerisht, sepse porta e pendimit, akoma është e
hapur dhe kthimi te Zoti, akoma është i mundur! Por ja, porta para jush do të
mbyllet, pengu i borxhit do t’u merret dhe krahët do t’u lidhen, “dhe ata që
bëjnë padrejtësi, do ta shohin se ku kanë për të përfunduar.” (Shuara, 227)
• Blije veten tënde sot, sepse tregu është i hapur, shumën e ke me vete dhe
malli është i lirë, sepse do të vijë një ditë, kur nuk do të gjesh më mall në treg,
as lirë e as shtrenjtë, e “ajo do të jetë Dita e humbjes, atë “ditë kur mëkatari
do të kafshojë duart e tij. ” (Tegabun, 9)
3
Nëse udhëton dhe trastën e sevapeve me vete bosh e mban.
Dhe atë ditë kur të shohësh sesi të tjerët plot e kanë.
Pishman do të bëhesh, por atë ditë,
psherëtimat nuk të bëjnë derman.
• Puna që bëhet pa sinqeritet dhe jo brenda rregullave të fesë, i ngjan atij
udhëtarit që i ka mbushur çantat me rërë, veten e rëndon dhe dobi prej saj
nuk fiton.
• Nëse mendjen dhe zemrën e mbingarkon me hallet dhe preokupimet e
kësaj bote, ke për të lënë mbas dore për-mendjen e Zotit, që është gjallëria dhe
forca jote, e kështu do t’i ngjash atij udhëtari, që mjetin e tij e mbingarkon dhe
nuk i jep atë që ka nevojë, e ai shpejt do ta lërë në mes të rrugës.
I pavendosuri që jetën e shkon ca këtu e ca atje.
I shastisur shkon, as i fituar e as i shtrirë përdhe.
O bari i qeve, a e di se jo të gjithë buajt punojnë shpejt?
Merre më shtruar, se poshtë thundrave të tyre ka gurë dhe hendekë!
• Ai që fillon të ndjejë ëmbëlsinë e shërimit, e kalon lehtë hidhësinë e ilaçeve.
• Pikësynimi përfundimtar është i pari që vlerësohet dhe i fundit që vjen, ai
qëndron si parim gjithmonë në mendjen e një të mençuri.
• Të është bërë zakon që ta shohësh veten si të pa-mundur, por nëse
ambicien do ta kishe të madhe, gjërat do të të ishin dukur më të lehta dhe
lartësitë më të arritshme.
• Njerëzit dallojnë nga ambiciet që kanë dhe jo nga pamja e jashtme.
• Ambicia e pakët e fshesarit, e çoi atë të merret me pastrimin e plehrave.
• Ndërmjet teje dhe njerëzve të suksesshëm, qëndron ma-li i tekave, ata e
kanë lënë pas shpine, ndërsa ti e ke akoma përpara. Jepi vlerën që i takon
vendit ku je, që t’i arrish ata.
4
• Kjo botë është terreni ku zhvillohet gara, pluhur i madh është ngritur nga
gara dhe ai që është përpara, nuk duket. Gjithkush në këtë pistë vrapon,
dikush me kalë, dikush në këmbë dhe dikush me një gomar të çalë.
Kur pluhuri të largohet dhe të mbarojë kjo garë.
Do të shohësh nëse kalë kishe nën vete, apo gomar.
• Të keqen e ka në natyrën e tij, por zelli është më i suksesshëm.
• Një hajdut i pangopur ecën vetëm në errësirat e tekave.
• Forca e dëshirës për të arritur atë që shpreson, të shtyn të bësh përpjekje
maksimale për të arritur atë që dëshiron dhe të jesh i kujdesshëm, për të mos
e humbur atë.
• Koprraci është një njeri i varfër, që nuk do të marrë shpërblim për varfërinë
e tij.
• Mos lut tjetërkënd veç Zotit tënd, sepse është turp për shërbëtorin që t’i
lutet dikujt tjetër, veç zotërisë së tij.
• Një grua e ndershme e duron urinë dhe nuk ushqehet me nderin e saj.
• Mos u familjarizo me atë që nuk do të jetë përherë me ty, por kërko
shoqërinë e Atij që nuk të ndahet.
• Vetmia për të paditurin është shkatërrim, ndërsa dijetari në vetminë e tij, e
ka edhe ushqimin, edhe pijen me vete.
• Kur logjika dhe e vërteta takohen në shtëpinë e vet-misë, atëherë mes tyre
prezanton mendimi dhe heshtur mes tyre, nis një bisedë.
Një bisedë e këndshme kjo që nuk të lodh.
Qoftë në vargje apo në prozë.
Kur shpirti e kujton, lodhjen ma largon.
Dhe zemrën nga errësirat e çliron.
5
• Kur armiku yt thotë një fjalë pa vend, ti mos lësho një tjetër të ngjashme me
të, sepse të dyja bashkë, do të lindin pasardhës të këqij.
• Zelli për të mbrojtur veten, vjen nga mosnjohja e saj, nëse do ta njihje atë
ashtu siç duhet, nuk do t’i kishe dalë në krah.
• Kur zjarri i hakmarrjes nis nga zemërimi, hakmarrësin djeg të parin.
• Lidhe zemërimin tënd me zinxhirët e vetëpërmbajtjes, sepse ai është një
egërsirë që nëse e lë të lirë, të kafshon.
• Nëse Allahu e do një njeri, në zemrën e tij mbjell farën e suksesit, më pas e
ujit me ujin e dëshirës dhe frikës, e më pas e mban nën kontroll dhe
përkujdesje, i vë për roje dijen dhe ja, pema ka filluar të ngrihet mbi trungun e
saj.
• Nëse në errësirën e natës së plogësht del ylli i ambicies dhe pas tij vjen
hëna e vendosmërisë, atëherë toka e zemrës do të ndriçohet nga drita e Zotit
të saj.
• Kur nata hedh petkun e saj të errët, gjumi dhe zgjimi fillojnë të ndeshen
mes tyre, në kampin ku njerëzit janë zgjuar, frika dhe shpresa kaplon radhët e
tij, ndërsa dem-belizmi dhe rehatia ka pushtuar batalionin e shkujdesur. Kur
vendosmëria sulmon, sulmon në ballë, dhe ushtria e neglizhencës
shpartallohet, e kështu, pa ardhur agimi, lufta ka përfunduar dhe plaçka e saj
është ndarë për fitimtarët.
• Udhëtimin e natës nuk e përballon vetëm se një kalë i stërvitur mirë.
• Në krye të karvanit qëndrojnë gjithmonë devetë më të mira, ndërsa në fund
të saj, ato që mbartin ushqimet.
• Mos u lodh së qëndruari para derës së Zotit edhe po të përzunë, dhe mos e
ndërprit kërkesën edhe po të kthyen mbrapsht, e nëse dera do të hapet për të
pranuarit dhe ti nuk je mes tyre, depërto brenda ashtu si gënjeshtarët dhe hyr
si qylaxhinjtë, zgjat dorën e lëmoshës dhe thuaj: ‘Më fal edhe mua!’
• O ti që kërkon të hapësh derën e jetës pa çelësin e devotshmërisë! Pse
zgjeron rrugën e gabimeve dhe pastaj ankohesh se risku është i pakët?!
• Nëse do të qëndrosh te qëllimi i devotshmërisë, nuk do ta humbësh atë që
kërkon.
• Mëkatet mbyllin derën e riskut, njeriu mund të privohet nga begatia, për
shkak të gjynaheve që ai bën.
6
• Për Zotin, sa herë që me dëshirë unë vij për vizitë te ju, rruga më duket më
e shkurtër dhe sa herë që derës suaj nuk kam vullnet t’i afrohem, aq herë edhe
me veten pengohem.
• Kush do të dijë për pozitën e tij te mbreti, le të shohë se ç’punë i ngarkon ai
dhe ç’pozitë do t’i japë.
• Bëhu prej bijve të botës tjetër dhe jo prej bijve të kësaj dynjaje, sepse fëmija
është biri i nënës së tij.
• Kjo botë nuk vlen as sa barra qiranë, pse atëherë vrapon pas saj?!
• Kjo botë është një kërmë dhe luani nuk u afrohet kërmave.
• Kjo botë është një rrugë kalimtare dhe bota tjetër shtëpia e përhershme,
rehatia dhe qejfet bëhen në shtëpi dhe jo në udhëtim.
• Grumbullimi me vëllazërinë është dy llojesh:
I pari: për t’i bërë shoqëri njëri-tjetrit dhe për të kaluar kohën. Një gjë e
tillë, më tepër dëmton sesa ka dobi. Gjëja më e pakët që mund të thuhet për të
tilla grumbullime, është se trazon qetësinë e zemrës dhe humbet kohën.
E dyta: për të bashkëpunuar në të mira dhe për t’u këshilluar për çka është
e dobishme dhe e drejtë, padyshim që kjo është nga gjërat më të dobishme
dhe më fitimprurëse, por në të shfaqen tre defekte:
E para: zbukurimi para njëri-tjetrit.
E dyta: teprimi dhe thellimi në biseda të panevojshme.
E treta: kthimi i këtyre takimeve në traditë dhe kënaqësi, duke harruar
qëllimin e mbledhjes.
Grumbullimet dhe takimet në fund të fundit, nuk janë gjë tjetër, veçse
çiftëzime dhe mbarsje, ose të një fryme të keqe, ose të një qetësie dhe rehatie
shpirtërore. Ky është edhe përftimi i kësaj mbarsjeje, nëse është nga diçka e
mirë, i mirë do të jetë edhe fryti. Shpirtrave të mirë, mbarsja iu vjen nga
engjëlli, ndërsa shpirtrave të këqij, nga shejtani. Allahu me urtësinë e Tij, i ka
caktuar të mirët për të mirat dhe të mirat për të mirët, po kështu edhe e
kundërta.1
1 Burimi: Libri ‘El-Feuaid’.

 

 

Urtësi dhe këshilla
• Atij që nuk i bëjnë sytë dobi, as veshët nuk i bëjnë dobi.
• Ndërmjet Allahut dhe njeriut ka një perde dhe po ashtu edhe ndërmjet njeriut dhe
njerëzve të tjerë ka një tjetër perde. Ai që gris perden që ka ndërmjet tij dhe Zotit, edhe
Zoti do t’i grisë atij perden që ka ndërmjet tij dhe njerëzve.
• Njeriu ka një Zot të Cilin do ta takojë dhe një shtëpi në të cilën do të banojë, ndaj
duhet që ai të kënaqë Zotin e tij para se ta takojë dhe të ndërtojë shtëpinë e tij para se të
banojë.
• Humbja e kohës është më e shtrenjtë sesa vdekja, sepse humbja e kohës të largon nga
Allahu dhe bota tjetër, e ndërsa vdekja të largon nga kjo botë dhe njerëzit e saj.
• Dynjaja, që nga fillimi e deri në fund të saj nuk kushton as edhe sa një orë siklet; e si i
bëhet halli një sikleti të përjetshëm?!
• Diçka e dashur sot nesër bëhet e urryer dhe diçka e papëlqyer sot nesër bëhet e
dashur.
• Fitimi më i madh në këtë botë është ta preokuposh veten në çdo kohë me atë çka
është më parësore dhe më e dobishme për ty në botën tjetër.
• Si mund të jetë i mençur një njeri i cili e ka shitur Xhenetin dhe çfarë ka në të për një
orë të vetme kënaqësie të kësaj bote?!
• Ai që e njeh mirë Zotin largohet prej kësaj bote i pangopur nga dy gjëra: nga e qara
për shpirtin e tij dhe nga lavdërimi për Zotin.
• Kur ke frikë një krijesë, jeta me të të bëhet e padurueshme derisa të ndahesh, ndërsa
kur ke frikë Zotin, prania e Tij të qetëson dhe afrimi me Të bëhet i dashur.
• Nëse dija do të kishte dobi pa punën, atëherë Allahu nuk do t’i kishte qortuar rabinët,
dhe nëse do kishte dobi puna pa sinqeritet, atëherë Allahu nuk kishte për t’i qortuar
hipokritët (munafikët).
• Largoje atë të keqe që të vjen nëpër mend; nëse nuk e bën, ajo do të kthehet në një
mendim, atëherë largoje atë mendim; nëse nuk e bën, atëherë ajo do të bëhet një dëshirë,
atëherë luftojë atë; nëse nuk e bën, atëherë ajo do të shndërrohet në një qëllim dhe
pasion, e nëse nuk e largon, atëherë ajo do të kthehet në një veprim; nëse nuk i
kundërvihesh shpejt me një veprim të kundërt, atëherë ajo do të bëhet një zakon, e
atëherë do ta kesh të vështirë të largohesh prej saj.
• Devotshmëria është në tre nivele: E para, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u
larguar nga gjynahet dhe ndalesat. E dyta, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u
larguar nga të papëlqyeshmet. E treta, është zelli i zemrës dhe i gjymtyrëve për t’u
larguar nga gjërat e tepërta dhe ato që nuk i interesojnë. E para i jep njeriut jetë, e dyta i
jep forcë dhe shëndet, ndërsa e treta i jep kënaqësi, lumturi dhe gëzim.
Kur t’vërtetën mbron der n’thellësi,
pak t’bahen krah.
Shum’ njerëz s’i kuptojn’ gjanat nji m’nji,
Ndaj dhe gjithher’ gjykojn’ në t’njajtin kah.
Me nimen e Zotit kuptoj e me te punoj.
As vetja e as miqt’ s’mvin’ n’krah.
Kur mërzia m’kap e shpresa m’shkon,
Nji fllad i beft’ nga i njajti drejtim shpresën ma dhuron.
• Atë që Allahu e ka krijuar për ta futur në Xhenet, shpërblimi do t’i vijë vazhdimisht
nga situatat e vështira. E ndërsa atë që Ai e ka krijuar për në zjarr, gjynahet vazhdimisht
do t’i vijnë si pasojë e dëshirave.1
• Kur Ademi kërkoi përjetësinë në Xhenet nëpërmjet pemës, ai u dënua me daljen prej
tij, ndërsa kur Jusufi kërkoi të dilte nga burgu nëpërmjet atij që i interpretoi ëndrrën,
qëndroi në të edhe për disa vite të tjera.2
• Kur mbi një njeri bie caktimi i Zotit, i papëlqyeshëm për të, atëherë para tij shfaqen
gjashtë skena: E para, skena e monoteizmit, sepse Allahu është Ai që e përcaktoi dhe në
bazë të vullnetit të Tij u krye – Ai e bëri që të ndodhë. Gjithmonë ndodh vetëm ajo që do
Ai, dhe kurrë e ana-sjellta. E dyta, skena e drejtësisë, sepse në të kryhet vendimi i Tij dhe
shfaqet drejtësia e gjykimit të Tij. E treta, skena e mëshirës. Në këtë përcaktim të Allahut,
ndonëse i hidhur, mëshira ka qenë mbi zemërimin dhe hakmarrjen, mëshirë që ndodhet
në brendësi të ndodhisë, jo shumë e dukshme. E katërta, skena e urtësisë. Allahu e
vendosi të ndodhë kjo gjë në bazë të urtësisë së Tij dhe jo ashtu kot, pa asnjë qëllim dhe
përfitim. E pesta, skena e lavdërimit. Nagaqë Allahut i përket lavdërimi dhe falënderimi
për çdo gjë. E gjashta, skena e robërisë. Kjo sepse njeriu është tërësisht një skllav i
Allahut, mbi të zbatohen vendimet e Zotit të tij, sepse ai është pronë dhe skllav i Tij dhe
Ai vepron me të si të dojë.
• Suksesi i pakët, mendimet jo të drejta, mosdalja në pah e së vërtetës, prishja e zemrës,
përtacia në përmendjen e Allahut, humbja e kohës, pakënaqësia e njerëzve, largësia që
krijohet ndërmjet njeriut dhe Zotit, mosrealizimi i lutjeve, ashpërsia e zemrës, mospasja
mbarësi në jetë dhe pasuri, privimi nga dija, poshtërimi, shtypja nga ana e armikut,
ngushtimi i kraharorit, sprovimi me shokë të këqij që të prishin zemrën e të marrin
kohën, streset dhe ankthet e gjata, jeta e padurueshme, shqetësimet shpirtërore…; që të
gjitha vijnë si rezultat i gjynaheve dhe pavëmendja në përkujtimin e Zotit, ato mbijnë
nga toka ashtu siç dalin kërpudhat pas shiut, ashtu siç vjen shkrumbi mbas zjarrit; e të
kundërtat e të gjitha këtyre, vijnë nga devotshmëria dhe bindja ndaj Zotit.
1 Me këto fjalë nënkuptohet hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue selem), se Xheneti është i rrethuar me vështirësi, ndërsa
Xhehenemi me epshe dhe dëshira. Transmetohet nga Muslimi: 2822.
2 Autori ka për qëllim të tregojë se kushdo që i var shpresat tek dikush tjetër veç Allahut, mjerë për të se sa gjatë do t’i duhet
të presë!

No Comments

  1. genio says:

    fankulo feja islame e mjekraxhite zhulsa qe i ulin imazhin qytetit…

Leave a Comment

%d bloggers like this: