“Une, shqiptari qe punova per te shpallur Spanjen kampione bote”

Emri I Eduard Dervishit ishte I titruar ne televizionet me prestigjoze boterore qe transmetojne sport, te merkuren e kaluar kur Totenham Hotspuri priti Milanin ne ndeshjen e kthimit te 1/16 te Champions League. Shqiptari ishte I deleguari I UEFA-s per kete ndeshje, nje nder I padiskutueshem qe u behet vetem zyrtareve me te rendesishem ne Federatat elite te Europes. Drejtori aktual I Marredhenieve Nderkombetare dhe Liçenses UEFA ne Federaten Spanjolle te Futbollit, Dervishi eshte padyshim nje I tille…

– Zoti Dervishi, si shkoi darka zyrtare para ndeshjes Totenham – Milan. Ndonje batute me Galianin?

– Gjate darkes zyrtare, ne nje ambient shume te kendshem, u fol per shume gjera, ndermjet te tjerave, administratori I Milanit me foli me simpati per te dy udhetimet qe klubi I tij beri ne Tirane pak kohe me pare.

– A mendoni qe nje dite do te mund te jeni i deleguari i nje ndeshjeje te Champions League, ku do te luaje nje klub shqiptar, apo qofte edhe I kombetares se Shqiperise ne finalet e nje Europiani, apo Kupe Bote?

– Do te ishte kenaqesi e madhe per mua qe, se pari, Kombetarja apo nje klub shqiptar te arrinte ne ato nivele te larta te kompeticioneve europiane apo boterore. E natyrisht qe do te ishte edhe nje sadisfaksionn personal, nese do te asistoja ne nje eveniment te tille si perfaqesues i FIFA-s, apo UEFA-s.

– Çfare mbani mend me qarte nga periudha kur ishit sekretar i pergjithshem i FSHF-se: ekipin kombetar dhe rezultatet e tij, problemet financiare me te cilat duhet te perballeshit, apo thjesht dhunen ne kampionat, me te cilen iu eshte dashur te merreshit shpesh?

– Gjithshka u be ne ate periudhe e kujtoj shume mire. U zgjodha ne krye te FSHF-se pikerisht ne fillim te viteve ´90 dhe transformimet e medha qe ndodhen ne jeten e shoqerise shqiptare, ne menyre te pashmangshme perfshine edhe futbollin. Perveç problemeve te medha qe na krijonte situata shume e veshtire ekonomike e qe sot jane te pakonceptueshme, do te na duhej te shpetonim nje kampionat qe zhvillohej ne fusha asnjeanese, rast unikal ne historine e futbollit boteror, si dhe te mbushnim stadiumet tona te “shkreta”. U perballuam dhe me veshtiresi te panumerta, qe kishin te benin me futjen e futbollit ne nje rruge te re, te panjohur me pare e ne te cilen mungonte eksperienca.

Per kete arsye ne ate periudhe u perdor shume here shprehja, “per here te pare”, mbasi shume nga veprimtarite qe do te kryenim, realisht realizoheshin per here te pare ne futbollin shqiptar. Keshtu:

– Per here te pare, FSHF-ja filloi veprimtarine si institucion i pavarur dhe u shkeput nga federatat e tjera sportive;

– Per here te pare u organizua Asambleja e pavarur e Futbollit Shqiptar;

– Per here te pare u vendosen marredhenie direkte me UEFA-n dhe FIFA-n;

– Per here te pare, FSHF-ja nenshkroi nje kontrate televizive;

– Per here te pare, Kombetarja do te udhetonte me çarter dhe po per here te pare do te shoqerohej nga nje grup gazetaresh;

– Per here te pare u luajt me drita ne Shqiperi…

E shume te tjera… te cilat nuk mund t’i perfshij ne kete interviste. Dhe ne te vertete, keto jane ato qe me qartesisht kujtoj nga koha ime si drejtues i FSHF-se.

– A e ndiqni problematiken e futbollit shqiptar aktualisht dhe çfare mendoni se ka ndryshuar, nga koha kur drejtonit ne FSHF?

– Perpiqem ta ndjek, por gjithmone nga distanca dhe i kushtezuar nga koha qe kam ne dispozicion. Por mund te them qe FSHF-ja, pa dyshim qe ka ecur perpara, eshte modernizuar dhe eshte ne nje nivel te larte organizimi, ne perputhje me kerkesat e futbollit te sotem, si dhe te organizmave nderkombetare te futbollit.

FSHF-ja aktuale ka mbajtur dhe çuar me tej marredheniet me FIFA-n e UEFA-n, ka perdorur me efikasitet ndihmen financiare te ketyre organizmave, duke bere permiresime ne infrastrukture (fushat e futbollit pothuaj ne te gjithe stadiumet e kategorise Superiore dhe te Pare, fushat me bar artificial, ndriçimi i stadiumeve, zyrat e federates, etj.), ka permiresuar kushtet stervitore te gjithe skuadrave kombetare te moshave, ka perparuar dukshem ne kualifikimin e trajnereve etj.,etj.

– Kush kane mbetur miqte tuaj me te ngushte ne futbollin shqiptar?

– Te gjithe ata drejtues klubesh, trajnere, gjyqtare, si dhe koleget e mi te FSHF-se, me te cilet ndame dhe perballuam ate periudhe te veshtire te futbollit shqiptar.

– Ju keni drejtuar ne te shkuaren sektorin e te rinjve ne Federaten Spanjolle te Futbollit. Dhe ne kete kontekst eshte e pamundur te mos te te shkoje ndermend akademia e famshme e Barcelones, nga e cila kane dale lojtare si, Mesi, Ksavi, Iniesta etj etj, por edhe te tjere te talentuar qe e nxorren Spanjen, kampione te dyfishte, Europe dhe Bote. A ka ndonje lidhje, mes politikave tuaja ne Federate dhe bumit te dekades se fundit te talenteve ne futbollin spanjoll?

– Natyrisht qe futbollistet e talentuar spanjolle jane rezultat i punes se madhe qe behet ne pjesen derrmuese te klubeve, por dhe Federata Spanjolle ka meriten e saj. Çdo gje filloi mbas vitit 1988, ku nje nga objektivat ishte fuqizimi i skuadrave kombetare te moshave.

U riorganizua e fuqizua departamenti i futbollit amator ne federate, ku jane perfshire skuadrat e moshave, permiresimi i aktiviteteve kombetare dhe territoriale, u emeruan trajneret e moshave nen drejtimin e nje drejtori teknik, vezhgimi dhe zbulimi i talenteve, si dhe organizimi i kampionateve te skuadrave perfaqesuese territoriale. Natyrisht qe e gjithe kjo pune u be e mundur nepermjet nje buxheti serioz, dedikuar futbollit te moshave.

Rezultatet e Kombetares Spanjolle te viteve te fundit nuk jane rastesi. Eshte rezulat i punes se mesiperme, per te cilen kane shprehur interes te gjitha federatat e njohura europiane. Per kete arsye, federata spanjolle ka fituar 7 here çmimin “Maurice Burlaz”, qe UEFA jep qe prej vitit 1990, çdo dy vjet, per federaten me te spikatur ne futbollin e moshave. Asgje nuk eshte e rastesishme, keshtu psh: Kasijasi i sotem kampion Europe e Bote ishte kampion Europe ne moshen 16 vjeç e bote ne moshen 20. E keshtu me radhe, Ksavi, Iniesta, Torres, Pujol etj.

– A e ndiqni ekipin kombetar te Shqiperise? A keni ndonje pershtypje rreth individeve, apo vete ekipit, sa i perket performances se tij, gjate viteve te fundit?

– Do me pelqente, por nuk mundem. Sigurisht qe, me shume interes ndjek rezultatet, por nuk arrij dot per ndeshjet. Per kete arsye, nuk mund te prononcohem per nivelin e Kombetares, sepse me mungon informacioni. Por, natyrisht kam degjuar dhe jam perpjekur te ndjek disa nga futbollistet tane me te shquar si, Tare, ne te kaluaren, Bogdani, Lala dhe Cana.

– Pse nuk ka transferime te lojtareve shqiptare ne Spanje? Ka lidhje me pershtatjen, me cilesine, apo me menaxhimin e tyre?

– Ne radhe te pare, ka lidhje te ngushte me cilesine. Menaxhimi i tyre, gjithashtu mendoj se nuk ka qene ne nivel te mire. Fakti qe asnje futbollist yni nuk ka luajtur ketu tregon qe na ka munguar edhe eksperienca ne menaxhimin e lojtareve. Do te ishte mire qe te futej ndonje futbollist yni ne kampionatin spanjoll dhe keshtu do rritej interesi i menaxhereve dhe klubeve spanjolle rreth futbollisteve shqiptare. Gje qe deri me sot nuk eshte bere. Ketu mungon interesi, sepse mungon informacioni per futbollistet tane. Rast i mire do te kishte qene Cana, per te cilin eshte folur ne shtypin spanjoll, mbas paraqitjes shume te mire ne France.

Leave a Comment

%d bloggers like this: