Turqia në Guiness, organizoi iftarin më të gjatë ne bote (VIDEO)

Bashkia e Esenler ka hyrë në librin e rekordeve “Guiness” pasi ka shtruar iftarin më të gjatë në botë në një gjatësi prej 10 kilometrash të përbërë prej 7 mijë tavolinash. Në iftarin më të madh në botë të shtruar ndonjëherë morën pjesë rreth 41.120 persona.

Iftari u shtruar përgjatë rrugës “Atësh-Allanë”.

Ushqimi i iftarit u sigurua një pjesë nga vetë personat e pranishëm që kishin sjellë ushqim familjar dhe pjesën tjetër të ushqimit e ka siguruar bashkia.

Organizatorët kanë siguruar si ushqim sasinë prej 10 tonësh pilaf, 8 ton mish, 100 mijë shishe ujë, 45 mijë shishe me lëng frutash dhe një sasi e madhe dhalle.

Personeli i organizatorëve që shërbente përbëhej nga 2 mijë 900 persona dhe numri i kuzhinierëve ka qenë 50 persona.

Në mbrëmjen e iftarit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Stambollit, Kadir Topbash, i cili ka thënë se në këtë iftar të veçantë u vunë në dukje vlerat e larta të miqësisë. /ZAMAN/fri.org.mk/


Leave a Comment

%d bloggers like this: