“Tulipa Albanica”, tulipani i zbuluar së fundi në Shqipëri

Një tulipan i zbuluar kohët e fundit në Shqipëri, mund të jetë më i përhapuri në të gjithë Ballkanin.

Në rubrikën “Të reja nga natyra” në të përditshmen britanike “The Guardian” sot i dedikohet hapësirë e veccantë zbulimit të këtij lloj tulipani në vendin tonë.

Quentin Wheeler nga Universiteti Shtetërot i Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se “prej sot njihen më shumë se 100 lloje tulipanësh të shpërndarë nga Kina, në Azinë jug-perëndimore, Afrikën e Veriut, por tashmë “Tulipa Albanica” do të njihet si tulipani më i ri, me origjinë shqiptare.

“Tulipa Albanica” është zbuluar në afërsi të fshatit Surroj ne Kukës, i cili është dy formësh, i kuq dhe i dominuar nga ngjyra e verdhë. Ky tulipan mendohet të ketë shpërndarje të gjerë në  të gjithë Ballkanin.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: