Tropojë, gjendet një viktimë në një makinë të djegur

TROPOJE- Një person ende i paidentifikuar është gjetur i vdekur brenda një makine e cila ishte djegur plotësisht. Viktima është gjetur nga kalimtarët e rastit në aksin rrugor Golaj- Tropojë. Mësohet se makina është gjetur rreth 20 metra poshtë rrugës. Viktima mendohet të jetë drejtuesi i automjetit. Automjeti i djegur është një veturë e tipit Benz me targa të huaja, angleze. Policia është në vendngjarje, ndërsa po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: