Trajneri i sllovenise: Tani e kuptoj pse Shqiperia eshte ne gare per ne Boteror

trajneri slloven katenecTrajneri slloven ka qenë i përmbajtur në konferencën për shtyp mbrëmë, ai ka pranuar se ishin me fat që korrën një fitore.

“Nëse kjo ishte mbrëmja jonë, duhet të dini se ishte fati ai që vendosi. Fati dhe Samir Handanoviç. Nëse kishte diçka që sot Shqipëria nuk e kishte, ishte pikërisht ky portier. I jashtëzakonshëm, por s’mund të flas për të, duke qenë se luan në një nga ekipet më me emër në Serinë A, pra Interin. Sa i përket Shqipërisë, më duhet të them se Kombëtarja kuqezi nuk është ajo e 2007-ës, por është rritur së tepërmi. Mendoj se është një ekip i cili vërtet është kompakt dhe është rritur në të gjitha aspektet. Të luash jashtë fushe me personalitet dhe të kërkosh fitoren, duke ushtruar edhe presion, është diçka që më la përshtypje. Vërtet nuk e mendoja kështu.

Tani e kuptoj se pse janë në garë për Botërorin. Janë një ekip i fortë dhe luajnë një futboll agresiv. Nuk na dhanë mundësi që të godisnim portën e tyre, ndaj edhe e bëmë vetëm një herë. Për fat, goditja e Kempl ishte e bukur dhe pëfundoi në rrjetë”, tha Katanec, duke vazhduar. “Disa nga futbollistët s’janë ende në formën e tyre më të mirë, por treguam kompaktësi dhe kjo fitore do të shihni që do të na japë më shumë energji pozitive. E përsëris, patëm fat dhe Handanoviçin, por ky është futbolli…”

De Biazi: Jam i merzitur jo me skuadren, por me menyren si erdhi humbja

Xhani De Biazi, si asnjëherë tjetër që nga periudha kur ka marrë drejtimin e përfaqësueses sonë, ka qenë shumë i mërzitur.

Jo me skuadrën, por me humbjen, për nga mënyra se si erdhi.

Dje, Xhani besonte më shumë se kurrë se “djemtë” e tij nuk do të kishte dalë pa pikë dhe humbjen as që nuk e kishte menduar. Të paktën këtë e kishte theksuar edhe përpara ndeshjes. Shqipëria e De Biazit edhe pse në pjesën e parë nuk ka qenë në nivelin që pritej, në të dytën është shafqur si një skuadër e madhe. Ka zotëruar lojën, ka krijuar raste, por vetëm goli i ka munguar dhe për shkak të meritës së portierit Samir Handanoviç që pa dyshim dje ka qenë shpëtimtari i Sllovenëve. Në intervistën pas ndeshjes, Xhani kërkonte të paktën edhe një pikë për tifozët e shumtë shqiptarë që kishin mbushur stadiumin.

– Mister, e prisnit një humbje në këtë mënyrë?

– Jam shumë i mërzitur. Nuk kishim për të humbur, erdhëm për fitore, minimumi të kishim marrë dhe një barazim, për mënyrën se si shkoi ndeshja. Megjithatë, kështu e ka futbolli. Kundërshtari ju ndëshkoi me një gol nga goditjet standarte, atëherë kur nuk e prisnim. Pritëm një skuadër më agresive ndaj luajta 4-5-1. Me sa pashë me paraqitjen që Sllovenia bëri në fushën e lojës nuk ishin kështu, ata bënë vetëm një gjuajtje, në pjesën e dytë.

Ju vjen keq, apo mund të kishit bërë diçka ndryshe për të marrë qoftë edhe një pikë?

Ne bëmë lojë të mrekullueshme, por ata kanë një portier të madh. Jo më kot Handanoviç luan te Interi dhe ai na “anuloi” golat tanë. Në pjesën e dytë ne luajtëm shumë mirë, madje nga rastet dhe loja që ne bëmë duhet që të kishim shënuar 2 gola dhe loja do të kishte tjetër rrjedhë.

Tifozët prisnin të paktën një gol, ata ishin të shumtë dhe e kanë mbështetur skuadrën për 93
minuta…

Më vjen keq edhe për tifozët sepse ata na kanë mbështetur shumë. Të them të drejtën më vjen shumë keqë që ne pësuam një humbje sepse luajtëm në “shtëpi”. Stadiumi ishte i mbushur plot me shqiptarë të cilët besuan që nga fillimi dhe deri në fund, por neve ndoshta na ka munguar edhe fati.

Çfarë duhet të kishte bërë skuadra juaj më mirë që ta kishte fituar ndeshjen?

Nuk kam se çfarë t’u them djemve, skuadra luajti shumë mirë dhe ata meritojnë vlerësime sepse treguan shpirt gare dhe me lojën që ne bëmë sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, duhet që të kishim dalë me fitore.

Tashmë rrezikojmë shumë…

Rrezikojmë që të jemi edhe në vend të gjashtë

Sllovenia duhet harruar, nga ndeshja e radhës në Islandë, çfarë do të kërkoni?

Në Islandë do të shkojmë për të treguar vlera dhe që jemi një skuadër që sillemi si t ë mëdhenj në fushën e lojës. Shpresoj që atje të kemi edhe fatin me vete./Sport Ekspres

Leave a Comment

%d bloggers like this: