Tiranë, amerikania tenton të hidhet nga kati i 9-të

Tiranë – Tentativa e një shtetase amerikane për t’u hedhur nga kati i nëntë i një pallati në Tiranë, ka shkaktuar panik tek banorët e zonën.

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së shkuar në zonën e “9-katsheve” në kryeqytet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe ato të zjarrfikëseve.

Pas bisedimeve, policia ka bindur amerikanen që të tërhiqet nga vendimi i saj, e më pas është shoqëruar për në spital nga ambulancat.

Policia sqaroi se gruaja ishte anëtarëve dhe aktiviste e një sekti fetar, nga të shumtat që kanë ardhur në vendin tonë vitet e fundit. Kjo nuk ishte hera e parë që gruaja ka tentuar të vetëvritet. Madje edhe dy herë të tjerë ka tentuar të njëjtën gjë, por pa sukses. Gazetastart

Leave a Comment

%d bloggers like this: