RSS:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Tërmet i fuqishëm në Elbasan

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak mbas mesnatës së të shtunës në gjithë Shqipërinë e mesme.

Instituti Sizmiologjik ka rregjistruar lëkundje të forta me magnitudë 4. 6 të shkallës rihter.

Në një prononcim për NEWS24 sizmiologu Rrapo Ormëni tha se lëkundjet kanë zgjatur për 3- 4 sekonda. Intensiteti i lëkundjeve ka qenë deri në 6 ballë dhe është ndjerë fort në Elbasan, në Tiranë e në Durrës e në disa qytete të tjera.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre. Edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, në zonën e plazhit, me të dëgjuar lëkundjet pushuesit kanë lënë banesat dhe i janë kthyer atyre vetëm pas disa minutash.

Sizmiologu Rrapo Ormëni informoi gjatë orëve të natës se epiqendra e tërmetit ishte 15 km në veriperëndim të Elbasanit, në fshatin Shëngjin në të djathtë të rrugës Tiranë- Elbasan.

Shefi i emergjencave civile të Elbasanit ka deklaruar për NEWS24 se ishte vënë në kontakt me kryetarin e komunës dhe është njoftuar se nuk ka pasur dëme materiale, as në fshatin Shëngjin që ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Edhe prefekti iqarkut të Tiranës Keltis Kruja ka konfirmuar se nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale

Lajme te tjera:

Analize/ Mallrat "Made In Albania" Drejt Tregjeve Europiane Njohen Rritje Ne Gjysm...
PS: Shoku i Shkëlzenit, bashkëpronar në bizneset e Arian Tartarit
Kryesia e OSBE, apel për dialog pozitë - opozitë: Të hiqet dorë nga tubimet

Shiko Lajmet e fundit, filma, tv shqiptare, ndeshje futbolli, 2012:

  • lajmet 3-4 maj 2012 ne elbasan
  • LAJME SHQIP ELBASAN
  • termeti me i fuqishem ne shqiperi
  • termeti ne elbasan 2010
  • termeti me i fuqishem ne shqiperi
  • elbasan termet
  • termet ne elbasan 2012
  • ndeshje live
  • termeti elbasan
  • termeti ne elbasan
  • 7 maj 2012 termeti ne tirane
  • termeti me i fuqishem ne shqiperi elbasan
© 2010 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress