Të hyrat e Facebook pritet të arrijnë në 1.2 miliardë dollarë

Vitin e kaluar, shpenzimet e reklamimit të bëra në Facebook kanë arritur shumën prej 665 milion dollarëve gjithsejtë.

Këtë vit, eMarketer parashikon se Facebook do të arrijë të grumbullojë rreth 835 milion dollarë vetëm në SHBA, ndërsa në total shuma e të hyrave të rrjetit social pritet të jetë rreth 1.29 miliardë dollarë.

Reklamuesit janë duke e konsideruar Facebook, si njërin ndër kanalet kryesore për reklamim. Parashikimet për vitin 2011 mund të jenë ende të hershme, mirëpo ajo që pritet të ndodh është rritja edhe më dinamike e të hyrave për rrjetin social më të madh në botë.

Në anën tjetër, të hyrat për MySpace kanë rënë me rreth 14 për qind, ose në 297 milion dollarë që vijnë prej reklamave në faqe, mirëpo gjithsesi kjo rënie nuk duhet ta habis askënd, duke e marrë parasysh rënien e popullaritetit që e ka faqja.

Leave a Comment

%d bloggers like this: