Te fortet e Holliwodit ne Shqiperi me “The Expendables 2”

Shqipëria bëhet pjesë e një superprodhimi të gjigantit të filmit Hollywood. Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme të gjithë në Shqipëri në kërkim të një ‘thesari’, gjurmët e të cilit gjenden në Shqipëri.

“The Expendables 2” (Mercenarët 2) është një film aksion amerikan me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar në një histori të Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai është vazhdimi i filmit aksion “The Expendables” (Mercenarët 2010), me yjet Silvester Stalon

The Expendables 2 ne Shqiperi

e, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-Claude Van Damme, Bruce Willis dhe Arnold Shvarceneger. Filmi flet për një grup mercenarësh që kërkojnë hakmarrje kundër Jean Vilain (që interpretohet nga Van Damme), një mercenar rival që ka vrarë njërin prej tyre dhe kërcënon botën me një armë vdekjeprurëse. Media dhe uebsajte të ndryshme botërore shkruajnë se xhirimet kryesore të filmit janë realizuar në 14 javë, duke filluar që prej shtatorit të vitit 2011 me një buxhet që vlerësohet të ketë shkuar rreth 100 milion $. Xhirimet janë bërë në Bullgari, Hong Kong dhe New Orleans. Po Shqipëria ku përmendet? Personazhi Barney Roos që interpretohet nga Silvester Stalone, i udhëzuar nga z.CHURCH që interpretohet nga Bruce Willis, vjen në Shqipëri për të tërhequr dhe për të çuar në një vend të sigurt, një objekt të mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri. Ekipi i mercenarëve i shoqëruar nga Maggie, gjeniu i teknologjisë interpretuar nga Yu Nan, arrin ta marrë objektin e mbetur në Shqipëri, por fitorja e tyre është jetëshkurtër, sepse menjëherë më pas zbulon se Billy është kapur nga Jean Vilain, interpretuar nga Zhan Klod Vandam, që synon të marrë pikërisht objektin e mbetur në Shqipëri. “Mercenarët zbulojnë se objekti i rëndësishëm në aeroplan, ishte modeli apo një lloj harte për një minierë plutoniumi, sigurimi i vendndodhjes të së cilës dhe shitja e plutoniumit sjell të ardhura të mëdha”, vëren “The globe and mail”. Sipas filmit, edhe pse xhirimet nuk janë bërë në asnjë episod në vendin tonë, të gjithë emrat e njohur që përmendëm më sipër, vijnë në Shqipëri për të takuar njeriun e ‘poshtër’, të ‘ndyrë’ që mban syze të errëta… Ky personazh negativ interpretohet nga Zhan Klod Vandam. Nga skenari Historia me pak fjalë është se Stalone i ka borxh një shumë të madhe të hollash Bruce Willis, dhe në mënyrë që të paguajë agjentin e qeverisë, atij dhe ekipit të tij i duhet të marrë “diçka” nga një avion i shpërthyer në Shqipëri. Gjëja me aq shumë vlerë rezulton të jetë një hartë dixhitale e një bunkeri nëntokësor, ku sovjetikët kanë ruajtur disa ton plutoniumi. Zhan Klod Vandam arrin të ketë në dorë hartën, dhe vendos ta përdorë atë për qëllime të këqija. Në uebsajte të ndryshme thuhet se pjesa më e bukur e filmit, është momenti kur mercenarët varrosin njërin prej miqve të rënë në majën e një kodre në Shqipëri, duke i vënë sipër vetëm disa gurë. “Por kjo është Shqipëria. Ata nuk kanë asnjë ligj apo sistem për regjistrimin e vdekjeve”, thotë në uebsajtin “Little white lies” (ëndrra të vogla të bardha) Paul Fairclough. Nga biseda e bërë mes kritikësh filmi, shtohet edhe se tema e filmit lidhet me arkaiken dhe si gjërat e vjetra janë më të ashpra dhe më të fuqishme se të rejat. “Pra, ai ka Harley e tij antik dhe aeroplanin e tij të vjetër me një helikë”, shton David Jenkins.

Leave a Comment

%d bloggers like this: