Tapeti i ri, sapo të përfundojë tenderi

Kushtet jo të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit të lartë në stadiumin “Qemal Stafa” kanë bërë që Kombëtarja shqiptare t’i zhvillojë dy ndeshjet e para eliminatore të Euro 2012 në Shkodër.

Terreni në impiantin më të madh në vend lë shumë për të dëshiruar, por drejtori Gazmend Sollaku bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhet shtrimi i tapetit të ri.

“Tapeti i stadiumit do të ndryshohet sapo të përfundojë tenderimi. Jemi në pritje të mbylljes së procedurave për të nisur punën”. Kuqezinjtë do të luajnë në “Loro Boriçi” përballë Luksemburgut (më 7 shtator) dhe Bosnjë-Hercegovinës (më 8 tetor), edhe për shkak të përplasjeve me stadiumin për çmimin që FSHF duhet të paguajë në ndeshjet Kombëtare. Sollaku tha: “Kombëtarja e ka gjithmonë derën të hapur, por bordi ka vendosur një çmim të caktuar”.




http://shqiplajme.com/tapeti-i-ri-sapo-te-perfundoje-tenderi/

Leave a Comment

%d bloggers like this: