“Synetlliku”, në kushtet e shtëpisë

Ndoshta gazetarët bëjnë përshtypje, por heroi i vërtetë për familjen Hasa është doktori i komunës që do të kryejë operacionin e rrethprerjes së një djali të vogël. Nena e Denisit ka peshën e evenimetit pasi bashkëshorti i saj ndodhet në emigracion. Pavarësisht nga arsyeja, tradita e rrethëprerjes është shumë e lashtë dhe mbi të gjitha ruhet në këto zona të Shqipërisë së mesme, mirëpo ajo nuk është shumë e kënaqur pasi për shkak të një fatëkeqësie ajo nuk mund të organizojë atë festë që kishte menduar për djalin e saj 4 vjecar. Nervozizmi i Denisit te vogel ndihet ne ajer, ndersa te gjithe te tjeret perpiqen ta hutojne me gjithefarelloj xhestesh. I zoti i shtepise i njeh shume mire keto situata. Por pertej operacionit minimal kirurgjik, festa e madhe nuk justifikon rrezikun e vogel qe kalon me i riu i familjes. Nderkohe tavolina shtrohet e rishtrohet, mbushet e zbrazet serish derisa vjen momenti i prerjes. Cdo gje shkoi mire, lehtesimi eshte i madh dhe te vegjlit e shtepise nisen per te lajmeruar ke te munden. Denisi vishet me fustanin qe do ta mbaje 1 ose 2 dite. Babi ne emigracion do te lajmerohet me telefon per ndodhine e lumtur. Me i emocionuar duket se eshte gjyshi i cili eshte teresisht i entuziazmuar. Ne familjen Hasa pritet kthimi me urgjence i burrave te shtepise qe festa te marre krejt tjeter kuptim, e nderkohe eshte momenti qe kjo feste te jete private.

Top-Channel

Leave a Comment

%d bloggers like this: