Superliga, vazhdon “teatri” i Dinamos

Tirana dhe Besa nuk kanë ndryshuar asgjë në renditjen e përgjithshme të Superligës edhe pse në takimin e javës së 31-të, bardheblutë kishin mundësinë për t’u afruar më shumë me kupat e Europës.

Takimi i Kavajës u mbyll në paqe 1-1 ku golat u shënuan nga Xhafaj në minutën e 83-të dhe 3 minuta më vonë Plaku ka barazuar gjithcka. Dinamo kampione ka toleruar sërish duke humbur me Lacin 2-4 në një ndeshje, fati i së cilës ishte paracaktuar, ndërsa Kastrioti ka arritur një fitore me mjaft vlera për mbijetesën pasi mposhti 3-0 Teutën.

Apolonia humbi 1-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit që shënoi me anë të Memellit në minutën e 49-të, ndërsa Gramozi u mund 1-2 nga Vllaznia në shtëpi. Fitore arriti edhe Skënderbeu që mundi Shkumbinin 3-1, duke lënë gjithcka të hapur për skuadrën e dytë që sezonin e ardhshëm do luajë një kategori më poshtë.
ënë gjithcka të hapur për skuadrën

Leave a Comment

%d bloggers like this: