Super Mario mbushë 25 vjeç

Personazhi i njohur nga video-lojëra, Super Mario, sot feston ditëlindjen e tij të 25 me 240 milionë njësi të lojës të shitura në mbarë botën.

Rezultatet e shitjes tregojnë se burreci me prejardhje italiano-amerikane ka fituar më shumë sesa Harry Potter e Mickey Mouse, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

Kjo video-lojë e Nintendos është më e madhja në histori, e Mario është paraqitur në mbi 200 zhanre të lojërave të tjera, siç janë “Mario Kart”, “Mario Tennis”, “Paper Mario” apo “Super Mario RPG”.

Mario ka qenë edhe yll i emisioneve të shumta televizive, stripeve, filmave, e ai është paraqitur edhe në bluza, kutia, revista e reklama. Atë e ka dizajnuar në vitin 1985 japonezi Shigeru Miyamoto.

Leave a Comment

%d bloggers like this: