Studimi, ja se çfarë përfiton Shqipëria nga gazsjellësi TAP

Gjatë periudhës 2015-2018, duke përfshirë efektet direkte, indirekte dhe të nxitura, TAP do të kontribuojë në një total prej 370 milionë euro ndaj GDP-së shqiptare. Më pas gjatë funksionimit, që pritet të zgjasë 50 vjet ky kontribut do të arrijë në një total prej 2,600 milionë euro.Skuadra e projektit pret të investojë rreth €60 milion në rrugët dhe infrastrukturën e Shqipërisë, duke ndihmuar në shtrimin e rrugës për një zhvillim të mëtejshëm në vend.

Oxford Economics’ (OE) ndërmori një studim (licencuar nga Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP) për të analizuar përfitimet potenciale ekonomike që mund të ketë Shqipëria nga ky projekt.

Sam Moore, Shef Operativ i Shërbimeve Konsultive të Oxford Economics thotë se “publikimi i këtij raporti bëhet tamam në kohë dhe në përgjithësi cilëson ndikimin ekonomik të efektit të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri. Rezultatet tregojnë se jo vetëm që projekti do të krijojë përfitime të konsiderueshme në mënyrë direkte, gjithashtu do të prodhojë një numër te mjaftueshëm të “efekteve indirekte” të cilat do të jenë aq të rëndësishme, ndoshta edhe më shumë”.

Studimi bazohet në një kombinim të statistikave publike të disponueshme, nga të dhënat e vlerësuara nga vetë TAP dhe projektimet ekonomike të OE-së, që të sigurojnë një parashikim të detajuar të ndikimit potencial të tubacionit në Shqipëri. Në të analizohet ndikimin potencial ekonomik i projektit në tre zona kryesore, kontributi ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, numri i vendeve të punës që do të krijohet dhe të ardhurat e mbledhura nga taksat. Analiza është bërë në tre nivele të ndryshme ndikimi – aktiviteti direkt, aktiviteti indirekt i stimuluar nga blerjet e vargut të kërkesës dhe aktiviteti me i gjerë i nxitur nga blerjet e punonjësve – për të dyja fazat e ndërtimit dhe funksionimit të tubacionit. Të gjitha vlerat monetare të raportuara nga çmimet e 2012-ës, pra paraqesin “paratë e së sotmes”.

Sipas të dhënave të kryetitujve gjatë katër viteve të tij të ndërtimit (2015-18), duke përfshirë efektet direkte, indirekte dhe të nxitura, TAP do të:

• Kontribuojë një total prej €370 milion ndaj GDP-së shqiptare

• Krijojë mesatarisht 9,900 vende pune në vit

• Përftojë €80 milion për thesarin shqiptar

Më pas gjatë funskionimit që pritet të zgjasë 50 vjet, duke përfshirë ndikimet direkte, indirekte dhe të nxitura, projekti parashikohet të:

• Kontribuojë një total prej €2,700 million ndaj GDP-së shqiptare

• Krijojë 240 vende pune në vit

• Përftojë €2,500 milion të ardhura nga taksat

Investimi i TAP pritet të sigurojë një shkallë më të gjerë përfitimesh ndihmëse ndaj vendit. Skuadra e projektit pret të investojë rreth €60 milion në rrugët dhe infrastrukturën e Shqipërisë, duke ndihmuar në shtrimin e rrugës për një zhvillim të mëtejshëm në vend. Në të njëjtën mënyrë tubacioni do të ndihmojë mbi çimentimin e objektivit strategjik të vendit për t’u bërë një qendër energjie për Europën e Juglindjes, duke e lejuar të furnizojë me gaz të gjithë rajonin e Ballkanit.

Leave a Comment

%d bloggers like this: