Stoja: Ky kampionat do të jetë i Luftëtarit

Kampionati i gjirokastritëve, Nertil Stoja, mendon se me me lëvizjet që po bëhen, ekipi ka shanse të ëmdha për të ikur nga kategoria e parë

 

Nga SOKRAT  PAPADHOPULLI

 

Ekipet tashmë kanë hyrë në muajin e “mjaltit”, sepse pikërisht shumë afër fundit të tij fillon kampionati i 65-të për kategorinë e parë. Luftëtari  i Gjirokastrës do të luajë të 5-tin sezon radhazi në të, me shpresa të mëdha për të mos luajtur të 6-tin.

Për këtë arsye, deri tani është bërë i mundur kthimi i sulmuesit Arlind Nora, me një përvojë  mbi 10-vjeçare me ekipe të ndryshme të vendit, kryesisht të superligës, si dhe ardhja e tre shkodranëve, portierit Selimaj, mesfushorit Ramadani dhe sulmuesit Raboshta.

Ashtu sikundër theksojnë drejtuesit  dhe trajnerët e ekipit gjirokastrit, duhen edhe disa përforcime, veçanërisht për linjën e majtë në mbrojtje dhe në mesfushë. Dhe në fakt po bëhen përpjekje për të afruar të paktën dy lojtarë. Që prej së martës është në provë edhe fieraku Ervin Sulejmani, ndërkohë që priten edhe të tjerë.

Po ashtu, duke qenë se në vazhdim do të jetë OJF SK “Luftëtari”, po bëhen përpjekje edhe për gjetjen e sponsorëve dhe natyrisht duhen firmosur kontratat, se vërtet “burri lidhet nga fjala”, por ekzistojnë edhe thënie, si ”fjalët i merr era”, “mendja bën hatanë”, si dhe “paraja e kthen lumin përpjetë”. Pra, çdo gjë qartësohet  me firmosjen e kantratave.

Stoja – Kapiteni i Luftëtarit, Nertil Stoja, mendon se ka ardhur koha që ekipi gjirokastrit të bëjë një sezon pozitiv dhe më në fund të kthehet në superligë: “Në kampionatin e ri, të gjithë ne që përbëjmë ekipin e Luftëtarit,  kemi një vit më shumë përvojë se sezonin e kaluar dhe njohim më mirë “sekretet” e zhvillimit të ndeshjeve.

Përgatitja e gjithanshme është faktor kryesor, por në vazhdim duhet në çdo ndeshje luftë e fortë sportive, fat dhe gjykime asnjanëse për të arritur suksesin. Dy të parat janë plotësisht në dorën tonë për t’i realizuar dhe besoj se këtë sezon do të shfaqet një Luftëtar me mendësi tjetër.

E them këtë, sepse edhe pse jemi mjaft nga lojtarët e sezonit të kaluar, kemi edhe Norën, Raboshtën dhe Selimajn, që na frymëzojnë për agresivitet sportiv, por edhe ne vetë po ndërgjegjësohemi se duhet të jemi më rezultativë në lojë, pasi aftësitë i kemi.

Janë të gjitha mundësitë që të ngjitemi në superiore, përderisa në ndryshim nga sezonet e mëparshme, çdo gjë nga të gjitha palët është marrë me seriozitet të plotë. Shpreh bindjen se nuk do të dalim të zhgënjyer. Se fundi, dua të theksoj se duhen bërë sa më shpejt kontratat me futbollistët përkatës.”

 

Blindohet“ krahu i majtë, vijnë Mersini dhe Arra

Pasditen e djeshme, në stadiumin “Gjirokastra”, ku Luftëtari zhvilloi ndeshjen e kontrollit, për herë të parë morën pjesë edhe dy lojtarë të tjerë.

I pari është Ergis Mersini, i lindur në Gjirokastër, më 30.09.1989. Ai banon në Tiranë, ku ka bërë bërë shkollën e mesme të futbollit “Loro Boriçi” dhe ka luajtur me Skraparin një sezon dhe dy me Teutën. Mersini është është grumbulluar me kombëtaren U-21 dhe luan mesfushor i majtë. “Do të jetë kënaqësi e madhe, po të luaj me ekipin e vendlindjes,” – tha ai.

Kurse i dyti është Ermal Arra, i lindur në Shkodër, më 24.11.1984, luan mbrojtës i majtë dhe është aktivizuar me Lushnjën, Tomorin, Burrelin dhe Adën.

“Po vij te Luftëtari  me dëshirë të madhe, sepse këtu janë edhe tre shkodranë të tjerë, Ramadani, Selimaj dhe Raboshta, të cilët me siguri do të ndikojnë për kthimin e tij në superiore,” – u shpreh Arra.

Pra, Luftëtrai  është duke” blinduar” linjën e majtë.

 

Sporti Shqiptar Online

Leave a Comment

%d bloggers like this: