Starton Bundesliga, të gjithë kundër Borusias së Dortmundit

Kampionët në fuqi të Gjermanisë do të kërkojnë rikonfirmimin, edhe pse me një ekip me moshë mesatare tepër të re

 

Përgatiti: LEDIO BILALI

 

 

Borusia e Dortmundit do të kërkojë të vërtetojë, që sezoni i kaluar s’ishte një rastësi, teksa ata do të kërkojnë të mbrojnë titullin e Bundesligës, duke e nisur sot kampionatin në fushën e tyre kundër Hamburgut. Me një moshë mesatare 24 vjeç, Dortmundi tronditi kampionatin gjerman, duke marrë kryesimin që në javën e 10-të dhe qëndruan të parët deri në fund të sezonit me 7 pikë më shumë se vendi i 2-të.

Ndërkohë që Bajerni ka bërë goditje në merkaton verore duke marrë portierin gjerman Manuel Nojer dhe Zherom Boateng, Dortmundi ka qenë më i qetë, duke i shtuar skuadrës vetëm talente të rinj, si mesfushorët Ivan Perisiç dhe Ilkej Gundogan (nga Klub Bryzh dhe Nurenberg), ndërsa mbrojtësi Kris Lov u ble nga ekipi i kategorisë së 3-të Çemnitzer. Pas rikthimit të anësorit japonez, Shinji Kagaua, i cili është rikuperuar totalisht pasi theu këmbën në janar, trajneri i ekipit, Jurgen Klop, mund ta bëjë atë pjesë të ekipit që fitoi titullin edicionin e kaluar.

Edhe pse është vetëm 19 vjeç, mesfushori Mario Gëtze, i cili është akoma duke u rritur si lojtar, shihet si ylli më i ri i skuadrës pasi arriti të zhvillonte disa ndeshje mbresëlënëse edicionin e kaluar.

Klop mundi të çorodiste teknikët kundërshtarë edicionin e kaluar, duke ndryshuar shpesh herë modulin sulmues dhe lojtarë si anësorin Kevin Groskreutz, mesfushorin Sven Bender dhe sulmuesi nga Paraguaji, Lukas Barrios, që arritën të linin gjurmët e tyre.

Megjithatë, largimi i njërit prej lojtarëve të skuadrës kampione, ekzaktësisht Nuri Shahinit, që tashmë është një lojtar i Realit të Madridit, ka lënë hapësira të mëdha, që duhen mbushur.

Precedent i pakëndshëm – Megjithatë, Klop do të kërkojë që skuadra e tij të mos ketë të njëjtin fat me kampionët e 2009-ës, Volfsburg, dhe të 2007-ës, Shtutgart, të cilët dështuan në mbrojtjen e titullit në kampionatin vijues. Asnjë nga këto skuadra s’mundi të arrinte më shumë se vendi i 6-të vitin pasues.

“Ne s’jemi kampionë tipikë. Synojmë të jemi pretendentë sërish”, tha Klop, i cili u shpall dhe trajneri më i mirë gjerman nga “Kicker”. Dortmundi do të vijë në ndeshjen me Hamburgun pas një fitoreje 3-0 kundër Sandhauzen për Kupën e Gjermanisë dhe drejtori sportiv i skuadrës, Majkëll Zork, tha:

“Ishte një ndeshje e sigurtë dhe e meritonim të avanconim në kompeticion. Ndihemi gati për sezonin e ri.” Suksesi i arritur edicionin e kaluar tejkaloi çdo parashikim dhe në edicionin e ri pritet që stadiumi me një kapacitet prej 80522 vendesh të tejmbushet, veçanërisht në ndeshjet e Championsit.

 

Trajneri i Volfsburgut

Magat: Diego largohu, nuk luan me ne

Volfsburgu “ka shqelmuar” Diegon. Mendimi i klubit u shpreh qartë nga trajneri i ekipit, Feliks Magat, i cili deklaroi: “Diego duhet të largohet nga ekipi. Nëse ka për të qëndruar këtu, s’ka për të luajtur.”

Tekniku foli pak dhe ishte i qartë në atë që tha, pa asnjë lojë fjalësh, siç e ka zakon të bëjë shpesh herë dhe theksoi: “Drejtuesit e klubit bashkë me mua jemi dakort në këtë pikë. Diego s’duhet të luajë, por duhet të shitet.”

Për ish-lojtarin e Juventusit është interesuar Atletiko e Madridit, por gjermanët s’duan ta shesin për pak para, pasi për kartonin e brazilianit duhen të paktën 10 milionë euro.

Më tej tekniku Magat shtoi: “Më akuzojnë se u mbaj distancë lojtarëve të mi. Gjithnjë kështu ka qenë, sepse s’dëshiroj që në vendimet e mija të kushtëzohem nga ndjenjat. Dua të vendos me objektivitetin më të mundshëm.”

Raportet mes Diegos dhe klubit gjerman u përkeqësuan më shumë në maj, kur fantazisti gjerman la stadiumin, pasi ishte lënë jashtë formacionit titullar në një ndeshje.

 

 

Bundesliga

Java e 1-rë

 

Sot

(20:30) Dortmund – Hamburg

 

Nesër

(15:30) Augsburg – Freiburg

(15:30) Hanover – Hofenheim

(15:30) Këln – Volfsburg

(15:30) Shtutgart – Shalke

(15:30) Verder B. – K’lautern

(18:30) Herta B. – Nurenberg

 

Të dielën

(15:30) Mainc – B. Leverkusen

(17:30) Bajern M. – B. M’gladbah

 

Renditja

1 Këln  0          0          0          0-0       0

1 Freiburg        0          0          0          0-0       0

1 Herta B.        0          0          0          0-0       0

1 Mainc 05      0          0          0          0-0       0

1 B. Dortmund 0          0          0          0-0       0

1 Shtutgart       0          0          0          0-0       0

1 Bajern M.      0          0          0          0-0       0

1 Verder B.      0          0          0          0-0       0

1 Hofenheim   0          0          0          0-0       0

1 Nurenberg     0          0          0          0-0       0

1 K’lautern      0          0          0          0-0       0

1 B. Leverkusen          0          0          0          0-0       0

1 Augsburg      0          0          0          0-0       0

1 B. M’gladbah            0          0          0          0-0       0

1 Shalke           0          0          0          0-0       0

1 Hamburg       0          0          0          0-0       0

1 Volfsburg     0          0          0          0-0       0

1 Hanover        0          0          0          0-0       0

 

 

Sporti Shqiptar Online

Leave a Comment

%d bloggers like this: