Si te gatuajme Spageti me lakra te egra

Përbërësit për 4 persona

400 gr spaghetti
600-700 gr lakra të egra
1-2 thelpinj hudhre
pak spec djegës i freskët
2-3 domate të freskëta
pak kripë
pak vaj ulliri
pak djath parmixhan të grirë

Përgatitja

Lajmë mirë lakrat në ujë të rrjedhshëm. I vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë të bollshëm. I hedhim pak kripë dhe i lejmë të ziejnë për disa minuta. Marrim një tigan, i hedhim pak vaj, hudhrën e grirë hollë, pak spec djegës. I vemë në zjarr të ngadaltë, i kapërdisim pak. Hedhim më pas lakrat e kulluara. I kapërdisim mirë e më pas hedhim domatet e grira. Shtojmë pak kripë dhe i mbulojmë me kapak. Ndërkohë në ujin që kemi zier lakrat hedhim makaronat. Kur të jenë zier i kullojmë dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur. I trazojmë mirë dhe më pas i hedhim në pjata dhe i shërbejmë me parmixhan të grirë sipër.
Ju bëftë mirë!

Leave a Comment

%d bloggers like this: