:RSS Komente

You Are Here: Home » Aktualitet, Njoftime » Sot provimi lirimit, testi i Letersise 2012, 49 mijë maturantë

Provimi i lirimit Letersia, matura 2012. Sot, 49 mijë maturantë shqiptare i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm, provimit të Letërsisë. Testi i letersise ka nisur në orën 10:00 në të gjitha shkollat.

Gjatë natës janë shpërndarë të gjitha testet, duke nisur fillimisht me rrethet e largëta e më pas me qytetet e tjera. Çelësi i përgjigjeve pritet të publikohet pasdite. Sipas rregullores së maturës, nxënësit, duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende si dhe leximi i rregullave për kandidatët. Procesi i identifikimit të çdo maturanti gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Provimi i Letërsisë do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Do të përmbajë 25 pyetje gjithsej, nga të cilat 13 me alternativa dhe 13 me zhvillim. Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke iu përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë tri herë më të lartë.

Maturanti përjashtohet nga provimi e në rast se ditën e provimit nuk është i pajisur me dokument identifikimi, nuk qëndron në vendin që i caktohet. I njëjti penalizim vlen edhe kur kandidati bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit, merr ose jep kopje apo komunikon me nxënës të tjerë.

Per te pare pergjigjet e tezes se provimit te lirimit te letersise, kliko KETU

Teza e letersise 2012 provimi i lirimit

Teza e letersise 2012 pergjigjet

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 5.5/10 (2 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 2 votes)
Sot provimi lirimit, testi i Letersise 2012, 49 mijë maturantë, 5.5 out of 10 based on 2 ratings

Related posts:

Ndodhia e bretkosave - Bretkosa e shurdher
Gabimet në formularin A2, MASH: Rregullohen deri në 5 gusht
Vendet bosh ne universitetin e tiranes viti 2012 - 2013

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin per::

  • provimi i letersise 2012
  • testi i matures 2012 pytjet
  • provimi matures 2012 letersi celsi
  • teza me pyetjet e letersise matura 2012
  • testi i letersis 2012
  • teza e provimit te letersise2012
  • teza e provimit te letersise matura 2012
  • testi i matures letersi 2012
  • pytjet per maturen 2012-2013 letersi matematik
  • 2012 letersi teza e provimit

Leave a Reply

© 2012 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie