Sot ndërrimi i viteve Topi uron shqiptarët apel edhe politikës

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave. “Është çasti kur me urimet tona më të përzemërta u drejtohemi plot dashuri dhe shpresë njëri-tjetrit! Si President dhe qytetar i këtij vendi, kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju përcjell sonte, urimet e mia më të ngrohta për një Vit të Ri sa më të bukur! Gëzuar të gjithëve! Gëzuar çdo qytetari shqiptar brenda dhe jashtë vendit! Gëzuar çdokujt që sonte është mik në tokën shqiptare!”, thuhet në mesazhin e tij të urimit.

Leave a Comment

%d bloggers like this: