Sot dasma e Edi Ramës zbulohen dhuratat për martesën

TIRANE-Më në fund gjithçka po bëhet gati për dasmën e madhe të ditës së sotme. Mbi 600 të ftuarit kanë vrapuar nëpër butikët kryesorë në kryeqytet për të blerë dhuratat për çiftin e ri, Edi Rama dhe Linda Basha. e Perditshmja “Gazeta Shqiptare” ben te ditur se të gjitha dhuratat do të dorëzohen ditën e sotme pikërisht në një vend të veçantë te ‘Xibraku’, aty ku do të priten edhe të ftuarit, në një kokteil të veçantë ku do të serviren vetëm pije dhe prodhime shqiptare.
Shumë punë kanë pasur dje dyqanet e mobilimit të shtëpive dhe pajisjeve shtëpiake, mes të cilave nga më luksozet. Çifti i ri që do të jetojë në një apartament gati 100 metra katror, ka nevojë të përmbushë të gjitha nevojat për shtëpinë e re.

Faturat financiare të kësaj dasme kanë shkuar me mijëra e mijëra euro. Jo vetëm kaq, zgjedhjet kanë qenë nga më të çuditshmet, ka edhe dhurata surprizë, si shishe vere apo shampanje që shkojnë deri në 1500 euro, por që në fakt dihet nga të gjithë se Edi Rama nuk e pi alkoolin.

Vetë kryetari socialist, Edi Rama mësohet se ka porositur kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, që t’u thotë deputetëve të mos shpenzohen për dasmën e kryetarit. E më pas ka qenë vetë Ruçi që i ka porositur deputetët që të japin secili nga 5 mijë lekë të reja, të cilat vazhdojnë të mblidhen edhe sot, dhe me to është menduar që t’i blihet një dhuratë e përbashkët Ramës. Dhurata është tepër e veçantë, një llambadar i krijuar me bambu dhe gizë, bërë në Holandë. Ajo është e dizenjuar nga Marsel Wanders, e titulluar “Brave New World floor lamp”. Nën këtë dizenjo, Marcus Beck dhe Simon Macro filluan krijimin e këtij llambadari që fitoi çmimin e parë në Artet e Bukura, nderuar nga Manchester Metropolitan dhe Universiteti i Brighton. Llambadari ka një çmim 3.696 dollarë dhe për t’i blerë këtë dhuratë kreut të PS-së për dasmën janë bashkuar rreth 15-20 deputetë.
Ndërkohë deputetë të tjerë duket se gjithashtu janë përqendruar në gjetjen e dhuratave për shtëpinë. Burimet thanë mbrëmë se ka qenë e vështirë që ata të gjejnë një dhuratë sipas shijeve të kryetarit, për më tepër që kjo të gjendet brenda vendit. Gjithsesi, jo të gjithë deputetët do të gjenden sot në pritjen tek ‘Xibraku’ në orën 16:00, pasi disa prej tyre ndodhen me mision në Korçë, ku sot mbahen zgjedhjet për komunën e Trebinjës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Leave a Comment

%d bloggers like this: