Skype bashkohet me Facebook-un

Skype bëri të ditur versionin e ri të projektuar për Windows. Skype i ri solli shumë ndryshime për sa i përket komunikimit mes njerëzve:

– Bashkimi i Burimit të informacionit të Facebook me Fletoren e telefonatave të Skype lehtëson komunikimin tuaj me njerëzit dhe grupet që keni për zemër.

– Krahas telefonatave me zë dhe video, dërgimit të mesazheve në çast, ndarjen e ekranit dhe dosjeve projekti i ri interface lejon një përdorim më intuitiv të të gjithë veçorive dhe lehtëson shëtitjen mes funksioneve.

– Me ndihmën e veçorisë multi-video të mundësuar nga versioni beta përdoruesit e Skype-it do të mund të flasin dhe shihen me më shumë se një pjesëtar të familjes apo shokë.

Nga ky bashkim Skype bëhet më social. Për here të pare përdoruesit e Skype mund të informohen në çdo moment rreth zhvillimeve në burimin e Informacionit të Facebook-ut, do të mund të bëjnë update dhe të komunikojnë, t’u japin përgjigje mesazheve të shokëve nga Skype, etj. Krahas kësaj me ndihmën e fletores së Telefonatave të Facebook-ut, përdoruesit në strukturën e Skype-it do të mund t’u telefonojnë të afërmve nga telefonat celularë apo fiks dhe t’u dërgojnë mesazhe. Në të njëjtën kohë përdoruesit e regjistruar në listën shtesë të Skype-it mund të bëjnë telefonata falas me përdorues të tjerë të Skype-it dhe miqve në Facebook.

Rreth 40% të telefonatave të bëra nga Skype tek Skype në gjysmën e pare të vitit 2010 e përbëjnë telefonatat me video. Përdoruesit e rinj të Skype-it do të kenë mundësinë të përdorin falas funksionin multi-video të versionit beta. Kjo do të thotë që mund të flasin me video me më shumë se dy persona për një here. Me ndihmën e veçorisë dinamike të pamjes së servirur nga Skype gjatë telefonatës, fokusi i pamjes do t’i kalojë në mënyrë automatike përdoruesit me të cilin jeni duke folur dhe kjo do të lehtësojë ndjekjen e thirrjes nga përdoruesi.  Veçoria multi-video e mirëpritur prej shumë kohësh do t’u japë mundësinë njerëzve të komunikojnë me shumë njerëz në të njëjtën kohë me familjet e tyre, shoqërinë , shokët e punës, etj.

Përdoruesit kanë folur afërsisht 520 milion minuta në ditë duke bërë telefonata falas apo me çmime të ulëta nga Skype tek Skype apo ndaj telefonave tjerë mobil apo fiks. Me versionin e ri, Skype i rinovuar mundëson një komunikim më të lehtë dhe efektiv. Interface i ri ul mundësinë e shpërqendrimit të përdoruesve kur bëjnë një telefonate me zë apo video. Krahas kësaj me ndihmën e fotografive, simboleve dhe mesazheve personat  në listën e komunikimit do të regjistrohen në listë dhe në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë gjetja e personave të rinj.

I fokusuar mbi cilësinë e lartë të thirrjeve, Skype i ri paraqet dhe veçorinë e shpëtimit automatik të thirrjes. Me ndihmën e kësaj veçorie përdoruesit do të mund të lidhen shumë shpejt me personat që ishin duke folur në rastet kur ka ndonjë defekt apo shkëputje të internetit. Përveç kësaj si një shenjë treguese e cilësisë së lartë të thirrjeve, Skype do të ndihmojë përdoruesit gjatë telefonatave duke i udhëhequr ato në zgjidhjen e problemeve dhe në rritjen e cilësisë së tij.

Ndërsa një tjetër veçori, Skype Home, mundëson paraqitjen e gjendjes shpirtërore të personave që keni në listë dhe luan rolin qendror në eksperiencën tuaj me Skype. Me ndihmën e opsioneve ndihmëse të cilat tregojnë mënyrën e realizimit të një telefonate me video apo mënyrën sesi blihen kreditë e Skype përdoruesit do të mund ta përdorin plotësisht Skype-in.

Skype e ri mund ta merrni nga adresa www.skype.com

/Aisa Kokiçi/Start/

Leave a Comment

%d bloggers like this: