Skënderbeu, helikopter me qera për të festuar titullin

Më 14 maj, titulli i Skënderbeut parashikohet sipas drejtuesve të vijë jo nga toka, por nga ajri. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se me të përfunduar ndeshja me Flamurtarin në Vlorë, në javën e 33-të, ekipi do të niset drejt Korçës me një helikopter  që do merret me qira.

Në fakt, ardhja me helikopter nga ajri është menduar edhe për të shkurtuar distancën e aksit Vlorë-Korçë, me qëllim që të nisë sa më parë festa e titullit. Një ekran me përmasa shumë të mëdha do mbërrijë nga jashtë dhe do të instalohet në qendër të qytetit, ndonëse detajet nuk bëhen të ditura. Pjesa më e madhe e banorëve do jenë në shesh për të parë live ndeshjen, ndërsa këngëtarë, të ftuar dhe plot të tjerë do të mbajnë publikun me performancat e tyre, deri në ardhjen e ekipit. Helikopteri pritet të bëjë një shëtitje mbi qytet dhe më pas do zbarkojë në mes të stadiumit të Korçës, pikërisht aty ku nisi ëndrra e këtij titulli. Gjithashtu, të ftuarit në Korçë për këtë event do jenë të shumtë, ndërkohë që prenotimet e hoteleve për të shtunën e 14 majit kanë filluar që tani.

Këto janë disa nga momentet e ceremonisë zyrtare të titullit kampion, që kurorëzohet vetëm pas disa javësh në Korçë, ndaj grupi i punës është duke punuar fort që të sjellë për herë të parë një festë tërësisht  ndryshe në Shqipëri, dhe konkretisht në qytetin e Korçës. Gjithë kjo, natyrisht nëse skuadra do të arrijë që ta fitojë titullin. Korçarët janë duke menduar edhe për një plan B, ose ndryshe planin rezervë.

Nëse vlonjatët do bojkotojnë kampionatin dhe do të refuzojnë në këtë mënyrë të kryejnë ndeshjet e mbetura, do të shikohet një variant tjetër, me qëllim që gjithsesi festa të mos shumohet. Koha për t’i realizuar të gjitha këto është e mjaftueshme, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet, se cili nga helikopterët e qeverisë shqiptare do merret me qira për skuadrën.

No Comments

  1. Tony says:

    Normale qe do festoje Bodia bashke me lepujt e debores se e kane kthyer kampionatin Shqiptar ne bordello. Nuk lane metoda pa perdorur bashke me Duken prag…. Blene ndeshje apo arbitra duke marre penallti te paqena, benin presjon te futbollistat derisa arriten ne plagosjen me gure te portierit te Flamurtarit. Mos e arrifshit 2010-ten o Bode bashke me Duken.

Leave a Comment

%d bloggers like this: