Si te mbrojme veten nga çdo e keqe

Nga Abdullah bin Hubejb (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “Në një natë me shi dhe shumë të errët dolëm për ta kërkuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që të na e falte namazin. Pasi që e gjeta më tha: “Thuaj!”, mirëpo unë s’thashë asgjë. Përsëri më tha: “Thuaj!”, mirëpo prapë nuk thashë asgjë. Herën e tretë më tha: “Thuaj!”, e unë ia ktheva: “Çfarë të them?” Ai më tha: “Thuaj! (kul) huwAllāhu ehadun dhe dy suret mbrojtëse në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë!” (1)
El-Mubārekfūrij në “Tuhfetul-Ahuedhij” thotë:
“dy suret mbrojtëse” janë suret El-Felek dhe En-Nās.
“të mjaftojnë”: domethënë: të tria suret bashkë.
“për çdo gjë”: Et-Tībij tha: “Domethënë: largojnë prej teje çdo të keqe. Do të thotë largojnë të keqen fund e krye.”

Kjo gje arrihet duke Allahu eshte ai qe te ruan sepse cdo e mire vjen vetem pre Tij, ndersa keto jane disa shkaqet qe ne duhet ti marrim, keshtu na ka mesuar Profeti i Zotit.

1) (Ibën Sa’di 4/351, ‘Abd bin Humejdi, fq. 178, nr. 494, Ebū Dāudi, 4/321, nr. 5082, Tirmidhiu, 5/567, nr. 3575 dhe Ed-Dija, 9/287, nr. 249. Shejh Albani e vlerësuar si të vërtetë në “El-Mishkāt”, nr. 2163).

Përktheu: Petrit Perçuku

www.udhezimi.com

 

One Comment

  1. yllzoni says:

    ffaleminderit per keto keshilla zoti ju shperbleft

Leave a Comment

%d bloggers like this: