Si të gatuajmë tortë cokollate

Si të gatuajmë “Tortë cokollate” – Receta gatimi për “Tortë cokollate”. Thërmojmë biskotat sa më mirë që të mundemi. Shkrijmë gjalpin një tas mbi ujë të nxehtë dhe e përziejmë me mjaltin. Hedhim biskotat në tasin e mjaltit dhe i përziejmë mirë. E shtrojmë në një tepsi me diametër rreth 35 cm. duhet të formojë një shtresë jo më shume se 1 cm të trashë. Copëtojmë cokollatën dhe e shkrijmë në një tas mbi ujë të nxehtë. Rrahim kremin e qumështit bashkë me vanilien dhe sheqerin e zakonshëm deri sa të bëhet një shkumë me strukturë të qëndrueshme. Pëziejmë kremin e qumështit me kujdes me cokollatën e shkrirë dhe e shtrojmë pastaj përzierien mbi shtresën e biskotave. E lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 3 orë. Pak para se ta shërbejme e heqim tortën me kujdes nga tepsia dhe e vendosim mbi një pjatë të sheshtë. E presim në feta dhe e dekorojmë me pak krem qumështi të rrahur, pak sheqer pluhur dhe fruta sipas dëshirës.

torte cokollate

Përbërësit:
– 200 gr biskota (“petite beurre” e bëjnë shumë mirë punën)
– 100 gr gjalpë pa kripe
– 1 lugë gjelle mjaltë
– 100 gr cokollatë pa qumësht
– 100 gr cokollatë me qumësht
– pak pluhur vanilie
– 2 lugë gjelle sheqer I zakonshëm
– sheqer pluhur
– 200 ml krem qumështi I përshtatshëm për pasticeri

Provojeni ta bëni këtë tortë të thjeshtë dhe të shijshme, për më tepër që s’ka nevojë për pjekje. Rezultati do t’jua shpërblejë mundin. Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment

%d bloggers like this: