si te gatuajme tave dheu - tave balte receta gatimiSi te gatuajme Tave balte (Tave dheu) – Receta gatimi per Tave balte – Perbersit e taves se baltes

Tava e baltës është një pjatë tradicionale e Shqipërisë së mesme.

Mishi i pjekur në tavë prej balte merr një shije e një aromë të mrekullueshme qe te ben ta shijosh deri ne kafshaten e fundit.

Më poshtë do të gjeni recetën e kësaj pjate të shijshme.

Përbërësit për Tavë balte

500 g mish viçi

1 kg qepë

4-5thelpinj hudhre

1/2 speci

pak vaj ulliri

2-3 domate të kuqe

pak kripë, piper

2 gjethe dafine

pak kanellë (sipas dëshirës)

1-2 lugë gjelle uthull

pak spec djegës

Përgatitja

Në një tigan të madh skuqim qepën e prerë në feta, shtojmë edhe specin e prerë hollë. I kapërdisim për disa minuta derisa qepa të jetë zbutur e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë. Më pas shtojmë edhe mishin e prerë në copa. E trazojmë me ngadalë derisa të ketë marrë ngjyrë.

Hedhim mbi të uthullën dhe e lemë derisa ta thithë gjithë mishi.

Ndërkohë grijmë me rende domatet dhe i hedhim mbi mish. Shtojmë erëzat me radhë, hudhrën e grirë hollë, piperin, specin djegës, gjethet e dafinës, kanellën dhe kripën.

Mbulojmë enën me kapak dhe e lemë derisa domatja të jetë shkrirë komplet. Mishi do të jetë zbutur, (nëse shikojmë që mishi nuk është zier mirë mund të shtojmë pak brodo mishi dhe e lemë të ziejë akoma).

Më pas hedhim masën e përgatitur në tava balte të vogla.

Vendosim tavat në furrë të nxehur paraprakisht 250°C përreth 25 minuta. ( Do të ishte ideale nëse tavat do të piqeshin në furrë me dru, shija e tyre do të ishte e mrekullueshme).

I shërbejmë tavat të nxehta me bukë të thekur.

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · WordPress Theme designed by Theme Junkie