Si të gatuajmë spaghetti me kërpudha, presh dhe proshutë të tymosur

Si të gatuajmë “Spaghetti me kërpudha, presh dhe proshutë të tymosur” – Receta gatimi për “Spaghetti me kërpudha, presh dhe proshutë të tymosur”. Nxehim vajin në një tigan të madh. Zbusim preshin në zjarr të ulët për disa minuta, deri sa të bëhet transparent. Shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë gatimin deri sa të marrin nje ngjyrë shumë të lehtë kafe. Hedhim hudhrën dhe përziejmë për rreth 30 sekonda. Shtojmë rreth 50 ml uje dhe pak kripë. Mbulojmë me kapak dhe vazhdojmë ta gatuajmë derisa shterojë pothuajse plotësisht. Hedhim djathin në tigan dhe përziejmë mirë. Shtojmë nga uji ku kemi zierë makaronat, aq sa duhet për të arritur viskozitetin e një salce. Në fund shtojmë makaronat, gjethet e borzilokut, proshutën, dhe parmigianon. Përziejmë shumë mirë. Kontrollojmë shijen për kripë dhe rregullojmë po të jetë nevoja. Shërbejmë në pjata dhe spërkasim me piper të bluar në moment.

spaghetti me kerpurdha

Përbërësit:
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 presha mesatarë te prerë në feta shumë të holla (vetëm pjesën e bardhë)
– 200 gr kërpudha të prera ne feta
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 300 gr spaghetti të ziera “al dente” në ujë me kripë (ruajmë pak nga lëngu)
– 140 gr djathë kremoz me pak yndyrë
– 80 gr proshutë e tymosur, e prerë ne copa të vogla
– Rreth 20 gjethe borziloku
– 30 gr parmigiano e grirë
– Kripë
– Piper i zi i bluar në moment (po të duam)

Ngopëse dhe e lehtë njëkohësisht. Ëmbelsia e preshit ballancon në mënyrë ideale intensitetin e shijes së kërpudhave dhe proshutës. Ideale për një drekë te ftohtë janari… Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment

%d bloggers like this: