Si te gatuajme sallate ruse – Receta gatimi

si te gatuajme sallate ruse receta gatimiSi te gatuajme Sallate ruse – Receta gatimi per sallate ruse. Perberesit dhe pergatitja e sallates ruse

Pergatitja e sallates ruse

Salllata ruse, si nje pjate tipike ruse e njohur me emrin sallata Oliver, eshte kthyer ne nje pjate teper te perdour edhe per ne shqiptaret, pasi shume here gjendet ne tryezat shqiptare si dhe neper dasma, ashtu edhe ne festat e ndryshme familjare.
Sott po ju meojme receten per te gatuar nje sallate ruse sa me te kendshme.

Perberesit:

  • 4 patate mesatare
  • 250 gr fasule pllaqi
  • 100gr bizele
  • 2karota
  • veze ( sipas deshires)
  • 3 kastravece te vegjel turshi
  • 2 speca turshi
  • 1 vazo majoneze 500 ml

<Pergatitja:

Lajme patatet dhe i veme te zjejne ne zjarr pa i qeruar, duke kripur ujin sa duhet.
Ne  ene me vete veme te zjejne vezet,bizelet dhe fasulet pllaqi (per lehtesi mund te perdorni ato te konservuarat qe jane te zjera)
Karoten nuk e ziej por e grij holle (zhyljen)
Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te vegjel.
Presim: ne copa te vogla specat turshi,(mund te perdorni ne mungese dhe piperkat e pjekura te sperkatura me uthull) ne rrathe te vegjel kastravecet turshi.
Ne nje tas te madh perziejme te gjithe perberesit, perveç vezeve te zjera.
Kontrollojme sasine e kripes dhe te aciditetit,me qellim qe te jene ne perputhje me shijen tone dhe perziejme me majonezin.
Vezet i presim ne forme ylli dhe i vendos per bukuri ne siperfaqe te pjates.
Mundet gjithashtu te heqim te verdhen e vezes dhe ta perziejme me nje sasi sallate, me pas te mbushim te bardhen me kete perzierje, duke zbukuruar me pak majdanoz siper,ndersa pjesen tjeter sipas deshires e sperkasim me pak piper te zi.
Ju befte mire nga Sitegatuajme.Net

Leave a Comment

%d bloggers like this: