Si të gatuajmë sallatë me thierrëza dhe mozzarella

Si të gatuajmë “Sallatë me thierrëza dhe mozzarella” – Receta gatimi për “Sallatë me thierrëza dhe mozzarella”. Gatuajmë therrëzat në ujë me kripë për rreth 20 minuta. Ndërkohë përziejmë fetat e qepës me gjysmën e lëngut të limonit. Pasi të jenë bërë thierrëzat, i kullojmë dhe i hedhim në një tas. U kullojmë lëngun qepëve dheiI shtojme bashkë me domatet, lëngun e ngelur të limonit, mozzarellën, borzilokun dhe specat, në tasin ku janë thierrëzat. Spërkasim me kripë dhe vaj ulliri, dhe përziejmë me kujdes. Shtrojmë ne një pjatë gjethet jeshile dhe hedhim në qendër sallatën.

sallate me thierreza dhe mozzarella

Përbërësit:
– 250 gr thierrëza
– 1 qepë e kuqe e prerë hollë
– lëngu i dy limonave
– 150 gr speca gogozhare të prera në feta
– 10 feta domate te thata
-1 kuti mozzarella
– 2-3 degë borzilok (gjethet)
– vaj ulliri
– rreth 200 gr gjethe të ndryshme jeshile (sallatë jeshile, spinaq rukola)
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment

%d bloggers like this: