Si të gatuajmë sallatë me pulë, panxhar dhe portokalle

Si të gatuajmë “Sallatë me pulë, panxhar dhe portokalle” – Receta gatimi për “Sallatë me pulë, panxhar dhe portokalle”. Grijmë lëkurën e njërit prej portokalleve dhe pastaj e shtrydhim. Përziejmë në një tas 2 lugë gjelle vaj uliri, lëkurën e grirë dhe gjysmën e lëngut të portokallit, dhe mustardën. Spërkasim me kripë dhe piper filetat e pulës dhe pastaj i marinojmë me përzierien e mësipërme. Pjekim filetot në zgarë dhe pastaj i presim në shirita. Qërojmë portokallin e dytë dhe e ndajmë në feta. Këpusim në copa të mëdha rukolën, spinaqin, dhe sallatën jeshile. I hedhim në një tas. Shtojmë në tas panxharët, fetat e portokallit, lëngun e ngelur të portokallit, pak kripë dhe vajin e ullirit. Përziejmë më kujdes shërbejmë sallatën në një pjatë të përshtatshme. Vendosim sipër shiritat e filetës së pulës.

sallate me pule, panxhar dhe portokalle

Përbërësit:
– 4 fileta pule
– 2 portokalle
– 2 panxharë mesatarë, të zierë dhe të prerë ne copa.
– 2 lugë gjelle mustardë
– 4 lugë gjelle vaj ulliri
– 50 gr rukola
– 50 gr spinaq
– 40 gr sallatë jeshile
– Kripë
– Piper i zi

Të gjitha në një!… Nga kjo sallatë mungon vetëm një vitaminë; ajo që s’është zbuluar akoma… Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment

%d bloggers like this: