Si të gatuajmë “Qofte me spinaq”

Si të gatuajmë “Qofte me spinaq” – Receta gatimi për “Qofte me spinaq”. Pastrojmë spinaqin, e presim dhe e skuqim mirë bashkë me qepën. Të gjithë përbërësit e tjerë  i përziejmë mirë. Brumin e formuar e ndajmë në copa në madhësi të një veze dhe me gishtin e madh e hapim mesin. Fusim nga perzierja me spinaq dhe pastaj e mbyllim prapë. I Vendosim në një tepsi të lyer me vaj dhe i pjekim në furrë me 180’C.

qofte me spinaq

Përbërësit:
* 1/2 kg mish i grirë
* 2 feta buke të ndenjur, të lagura dhe të shtrydhura.
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle kos
* 1 lugë kafeje kripe
* 1 kokërr vezë
Për mbushje:
* 1 kokërr qepe
* 1/2 kg spinaq

Leave a Comment

%d bloggers like this: