Si të gatuajmë “Pizza të vogla me djath Filadelfia”

Si të gatuajmë “Pizza të vogla me djath Filadelfia” – Receta gatimi për “Pizza të vogla me djath Filadelfia”. Picat me filadelfia, përgatiten në vetëm 30 minuta dhe janë zgjidhja ideale nëse keni të ftuar per darkë dhe doni të përgatisni antipasta të vogla, por të shijshme. Vendosim në mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripë dhe i perziejmë derisa të formohet një top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nesë brumi ngjit në duar, shtojmë pak miell. E punojmë pak me dorë, e mbështjellim me një letër celofoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 20 minuta në mënyrë që hapja e tij të jetë më e lehtë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, e hapim brumin në tavolinën e punës të lyer me pak miell dhe formojmë disqe me ndihmën e një formë të rrumbullakët ose të një gote (madhësia sipas dëshirës). I vendosim picat e vogla në një tavë në të cilën kemi shtruar letër furre, i lyejmë me një lugë te vogël salce domatesh, i spërkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 5 minuta. Pas kësaj, i nxjerrim nga furra, shtojmë pak djath mocarela të grirë, dhe i pjekim sërisht për 10 minuta të tjera. I shërbejmë të ngrohta.

pizza

Përbërësit për rreth 25 pizza të vogla …

– për brumin : 250gr miell , 250gr djath filadelfia natyral, 50gr gjalp, kripe …

– për mbushjen : salcë domatesh , djath mocarela , rigon , borzilok…

Leave a Comment

%d bloggers like this: