Si të gatuajmë pilaf me llukanik dhe karkaleca

Si të gatuajmë “Pilaf me llukanik dhe karkaleca” – Receta gatimi për “Pilaf me llukanik dhe karkaleca”. Nxehim vajin në një tenxhere të përshtatshme dhe zbusim në të në zjarr të ulët qepën, llukanikun, dhe specat për rreth 4 minuta. Shtojmë orizin, hudhrën, dhe specin djegës. Vazhdojmë të gatuajmë dhe për 2-3 minuta të tjera. Shtojmë 500 ml ujë të nxehtë, rreth 2/3 lugë caji kripë, dhe turmeric. Përziejmë mirë dhe mbulojmë. Gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. 3 minuta para fundit shtojmë bizelet. Në fund të procedurës shtojmë karkalecat, lëkurën dhe lëngun e limonit, dhe fikim zjarrin. Përziejmë shumë lehtë dhe e lëmë të mbuluar për rreth 3 minuta akoma. Nxehtësia e orizit do të jetë e mjaftueshme për të gatuar karkalecat. Hapim kapakun, përziejmë lehtë dhe një herë dhe shërbejmë.

pilaf me llukanik dhe karkaleca

Përbërësit:
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 qepë e vogël e grirë hollë
– 2 speca të kuq të prera në feta të holla
– 50-60 gr llukanik (mundësisht llukanik Korce), i prerë në feta të holla
– 1 spec djegës
– ½ lugë caji turmeric (pluhur I verdhë, do ta gjeni te Neranxi ose në supermarket. Mund të bëhet dhe pa të)
– 250 gr oriz për pilaf
– 200 gr karkaleca të qëruar
– 100 gr bizele të ngrira
– Lëkura e grirë dhe lëngu i 1 limoni
– kripë

E keni provuar ndonjë herë? Nëse jo, atëherë duhet ta provoni pa tjetër. Do të surprizoheni se sa mirë kombinohen karkalecat me llukanikët. Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Comment

%d bloggers like this: